Albin Kurti kundër Ramës: Taksa duhet diskutuar - Aktualitet
Aktualitet 3 Prill 2018, 17:16

Albin Kurti kundër Ramës: Taksa duhet diskutuar

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti kundër Ramës: Taksa duhet diskutuar

Albin Kurti kundër Ramës: Taksa duhet diskutuar

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shpreh kategorikisht kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

Sipas tij, Rama nuk mund të kishte gjetur kohë më të keqe për të taksuar këtë rrugë, sidomos pas situatës së vështirë që po kalon Kosova me Serbinë.

Me tej Kurti shton se tarifa e rrugës është shumë e lartë dhe populli është kryesisht i varfër, për më tepër që kjo rrugë ngjan si një gjobë për kuksianët dhe kosovarët.

Sipas Kurtit ky taksim i rrugës që lidh dy vendet duhet diskutuar në mbledhjet periodike që bëhen mes qeverisë Shqiptare me atë të Kosovës.

Aktualitet Albin Kurti kundër Ramës: Taksa duhet diskutuar