Refugjatët afganë, ambasadorja e SHBA-ve: Shqiptarët i ndihmuan, bota të marrë shembull - Politike
Politike18 Mars 2022, 12:00

Refugjatët afganë, ambasadorja e SHBA-ve: Shqiptarët i ndihmuan, bota të marrë shembull

Shkruar nga Pamfleti
Refugjatët afganë, ambasadorja e SHBA-ve: Shqiptarët i ndihmuan,

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka vlerësuar pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, ku mes tyre janë edhe disa studiues, të cilët po marrin mësime në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kim nga në fjalën e saj në ceremoninë nënshkrimit të marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të  Tiranës dhe Universitetit të Michigan, u shpreh se shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganeve dhe kjo duhet të merret shembull nga të gjithë.

“Është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar. Ajo që qeveria juaj bëri në emër tuaj nuk ishte për shkak të politikave, por për shkak të karakterit shqiptar. Ju e bëtë se kështu jeni dhe bota ju njeh. Populli shqiptar po tregon drejtimin global të pushtimit të Ukrainës. Falë përpjekjeve të gjithëve këtu sot, jemi këtu për t’u siguruar se ata që  kanë ardhur nga Afganistani do të vazhdojnë studimet e tyre njësoj siç i vazhduan në Tiranë.

Jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu. Ne punojmë së bashku drejt njohë qëllimi. Dua të falënderoj universitetin e Miçiganit dhe universitetit Bujqësor të Tiranës për punën e tyre për të nisur këtë program të Masterit për studiuesit afganë të vendosur në Shqipëri.

Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëri vendosën lidhje diplomatike 100 vite më parë. ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne bëjmë diçka që me të vërtetë që përfaqëson rritjen. Jemi këtu për të vlerësuar të gjithë studiuesit”, u shpreh Yuri Kim.

Politike #YuriKim #SHBA #Shqipëri