Rama anulon vizitën në Shkodër/ PD “fërkon duart”: U tremb nga ne - Politike
Politike14 Prill 2018, 09:05

Rama anulon vizitën në Shkodër/ PD “fërkon duart”: U tremb nga ne

Shkruar nga Pamfleti
Rama anulon vizitën në Shkodër/ PD “fërkon

Rama anulon vizitën në Shkodër/ PD "fërkon duart": U tremb nga ne

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia i ndodhur mes protestuesve që do prisnin Ramën shprehet se kryeminsitri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Sipas tij, ai është trembur nga shkodranët.

“Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e tremën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”,- thotë deputeti.

Pas tij dëgjohen edhe zërat e protestuesve që ftojnë kryeministrin të shkojë në Shkodër.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi. Por siç duket vizita nuk do të bëhet. Burime thanë se nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vizitën në fjalë.

Politike Rama anulon vizitën në Shkodër/ PD "fërkon duart": U tremb nga ne