Elbasan/Arrestohet 42-vjeçari,qarkullonte me armë pa leje - Aktualitet
Aktualitet25 Mars 2018, 12:38

Elbasan/Arrestohet 42-vjeçari,qarkullonte me armë pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/Arrestohet 42-vjeçari,qarkullonte me armë pa leje

Elbasan/Arrestohet 42-vjeçari,qarkullonte me armë pa leje

Një 42-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e djeshme, pasi i’u gjet një armë zjarri pa leje.

Ndalimi i shtetasit Lulzim Cekani u bë gjatë një aksioni të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga FNSH-ja dhe “Shqiponjat”.

42-vjeçarut Cekani i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”,

Po gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Elbasan 8 persona.

Policia e Elbasanit thekson se kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Aktualitet Elbasan/Arrestohet 42-vjeçari qarkullonte me armë pa leje