Përplasja me armë në Kinostudio, arrestohet polici (Emri) - Aktualitet
Aktualitet28 Qershor 2018, 14:51

Përplasja me armë në Kinostudio, arrestohet polici (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja me armë në Kinostudio, arrestohet polici (Emri)

Përplasja me armë në Kinostudio, arrestohet polici (Emri)

Nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Kinostudio mbetën të plagosur vëllezërit; Juxhin dhe Rivelino Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari.

 Konflikti mes tyre nisi fillimisht në një pike bastesh, por pastaj degradoi në rrugë. 

Por policia arriti të arrestonte ditën e sotme 29-vjeçarin Ervis Bano, pasi dyshohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës.

“Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal)’, sqaroi policia.

I arrestuari Bano është punonjës i policisë private në Tiranë.

Aktualitet Ervis Bano punonjës i policisë private