Arsyet e eksodit te LSI: Haxhinasto dhe Koka “flirtojnë” më Ramën, bashkë me disa deputetë paralajmërojnë ikjen nga M - Aktualitet
Aktualitet10 Prill 2018, 10:43

Arsyet e eksodit te LSI: Haxhinasto dhe Koka “flirtojnë” më Ramën, bashkë me disa deputetë paralajmërojnë ikjen nga M

Shkruar nga Pamfleti
Arsyet e eksodit te LSI: Haxhinasto dhe Koka “flirtojnë”

Arësyet e eksodit te LSI: Haxhinasto dhe Koka “flirtojnë” më Ramën, bashkë me disa deputetë paralajmërojnë ikjen nga Monika.

Eshtë folur shpesh për braktisjen e Monika Kryemadhit nga deputetët e saj. Shpeshherë është thënë se ata do lëvizin në drejtim të PS të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Madje llogarisin dhe përqindje deputetësh të grupit parlamentar të LSI që do të braktisë partinë në emër të së cilës u zgjodhën deputetë për të kaluar në PS që qeveris e vetme nga 25 qershori.

Shumëkush i lidh këto largime të eksponentëve të LSI në drejtim të PS, duke filluar nga këshilltarët bashkiakë e deri tek deputetët, me faktin se LSI është parti klienteliste.

Për pasojë dhe të zgjedhurit nga ana e saj për në këshillat bashkiakë apo në Kuvend janë njerëz që rendin pas pushtetit. Kjo është më se e drejtë. Kështu ka ndodhnur rëndom, madje një ndër filozifitë më efikase që ka sjellë dhe mbushjen e shportës së LSI me vota ka qënë dhe premtimi për vende pune.

Dhe kur LSI është në pushtet këtë premtim e mban, pavarësisht tarifës së lartë që duhet të paguajnë të emëruarit në postet e lartë në qeverisje.

Ministra apo drejtorë qofshin lekët duhet ti dorëzojnë tek Monika, dhe pastaj nëse i lind asaj në “zemër” mund të lërë ndonjë lek në fund të valixhes.

Nëse nuk “falen” tek Monika, atëherë përballen me sulmin e saj, të Metës dhe “zarave” të tyre.

E provoi Dritan Prifti që nuk denjoi të çonte asnjë lek te Meta e Monika, e provoi dhe Besjan Pesha që deshi ta mashtronte Monën por përfundoi rrugëve. Dhe do “hajë” shumë pluhur derisa të përfundojë dënimin e dhënë nga Meta e Monika.

Burime të besueshme brenda LSI bëjnë me dije se janë sëpaku tre deputetë që pritet të braktisin LSI.

Për këta të tre është e sigurtë thonë burimet. Ata janë dy ish ministrat e LSI në qeverinë “Rama 1” Edmond Haxhonasto dhe Lefter Koka. Larg LSI është dhe ish Ministri Nasip Naço, por burimi brenda LSI bën me dije se ai është i lëkundur. Ndërsa deputeti është Robert Bitro, i zgjedhur në Fier.

Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është nën hetim për abuzimin me rrugën Tiranë-Elbasan. Madje ka dhënë dhe dëshmi në Prokurori për abuzimet në këtë rrugë.

Ndërkohë që ish drejtori i rrugëve Dashamir Xhiko është në burg. Mësohet se Haxhinasto është shprehur se nuk mund të shërbejë më si pjesë pazari mes Metës dhe Ramës, që të mbyllet afera e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ai ka vendosur të “flirtojë” direkt me Ramën dhe jo të jetë pjesë e lojës së Ilir Metës. Ndaj do të largohet, pasi ndjehet më i sigurtë tek Rama se sa tek Meta dhe Monika.

Të njejtën gjë kërkon të bëjë dhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka. I cili gjendet nën akuzë për abuzimin me 1 milionë euro tek Currilat Durrës bashkë me kryebashkiakun socialist Vangjush Dako.

Por Lefter Koka si ish ministër Mjedisi ka dhënë lejen dhe për ndërtimin e HEC-eve në kanionet e Osumit, duke rrezikuar rëndë këtë perlë natyrore dhe me të ardhme të fortë turistike për zonën dhe tërë vendin.

Për të dyja këto abuzime ka filluar një hetim, dhe Koka ndjehet i rrezikuar. Pa llogaritur dhe probleme të tjera dhe shkelje të tjera të evidentuara nga KLSH por që mbahen në gjendje “latente” për të shpërthyer në momentin e duhur.

Ndaj dhe Lefter Koka ka filluar “flirtin” me Edi Ramën direkt. Madje e kanë dhënë sinjalin e qartë në Kuvend duke vlerësuar Haxhinasto koncensionin për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit.

Ai u shpreh në të njejtën linjë me qeverinë për këtë tarifë që duhet paguar për mirëmbajtje, ndërkohë që kur ishte Ministër Transportesh e kishte mbrojtur një koncension të tillë.

Në të njejtën linjë ka qënë dhe ish ministri i Mjedisit Koka. Madje bashkë me Robert Bitrin dhe disa deputetë të tjerë, dy ish ministrat e LSI nuk kanë firmosur as kërkesën e Monikës për të përjashtuar Ramën nga Kuvendi, me akuzën se ka përdorur fjalor të papërshtatshëm. Kështu që rrjedhja nga LSI ka filluar, përmasat do të bëhen të ditura në të ardhmen./Pamfleti.com

Kryesore Arsyet e eksodit te LSI: Haxhinasto dhe Koka “flirtojnë” më Ramën bashkë me disa deputetë paralajmërojnë ikjen nga Monika.