Kush është Asmer Bilali, djali i pistës së hipizmit, i cili dyshohet se ishte objektivi i ekzekutorëve - Kronike
Kronike 5 Shtator 2018, 22:12

Kush është Asmer Bilali, djali i pistës së hipizmit, i cili dyshohet se ishte objektivi i ekzekutorëve

Shkruar nga Pamfleti
Kush është Asmer Bilali, djali i pistës së hipizmit, i cili

Asmer Bilali ish kampion boksi ka qenë objektivi i autorëve që ekzekutuan biznesmenin Arjan Ferracaku. Sipas gazetarit Artan Hoxha tre autorët që kanë qenë pjesëmarrës në ekzekutim e kanë ngatërruar Ferracakun për shkak të ngjashmërisë me Bilalin. Bilali është mik i Ferracakut, djali i pronarit të pistës së hipizmit në afërsi të fshatit Dobraç ku ndodhi vrasja.

 Ata shpesh rrinin bashkë, me disa persona të tjerë teksa shëtisnin edhe në qytetin e Shkodrës me kuaj, por në momentin e ngjarjes ai nuk ka qenë i pranishëm.

Asmer Bilali rezulton me precedent penal. Ai është arrestuar në vitin 2017 për plagosjen me armë zjarri të 20 vjeçarit Hermes Beqiri. Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras të Shkodrës. Në atë moment Bilali u kap bashkë me një pistoletë dhe motorin që përdori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu rezulton se gjatë një aksioni të vitit 2016, u arrestuan disa persona mes të cilëve shtetasit A. Bilali, 56 vjeç babai i të shpallurit në kërkim A. B, 27 vjeç si dhe katër shtetas të tjerë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë dhe kryente grabitje të ndryshme. Atyre iu sekuestruan një arsenal gjigant armësh, nga tritoli te pistoletat me silenciator dhe automatik. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me personat në fjalë.

Gjithashtu, sipas një njoftimi të policisë, rezulton që në Shkodër, në vitin 2014 babë e bir kanë dhunuar me grushte një efektiv policie.

Kronike djali i pistës së hipizmit i cili dyshohet se ishte objektivi i ekzekutorëve Kush është Asmer Bilali