“Nuk është vendim, por njoftim”/ Aurela Anastasi për mosshkarkimin e Metës: Kushtetuesja duhet të jepte arsyeti - Aktualitet
Aktualitet17 Shkurt 2022, 23:09

“Nuk është vendim, por njoftim”/ Aurela Anastasi për mosshkarkimin e Metës: Kushtetuesja duhet të jepte arsyeti

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk është vendim, por njoftim”/ Aurela Anastasi për

Anastasi: Dështimi i reformës në drejtësi nuk lidhet me hartën e re gjyqësore!

Konstitucionalistja Aurela Anastasi e ka konsideruar thjesht si njoftim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Metës, përsakohë që- sipas saj- nuk ka një arsyetim.

Sipas Anastasit ky vendim është absurd pasi nuk bazohet në argumente.

“Unë jam shumë e paqartë se nuk e di si e ka dhënë Gjykata këtë vendim. A është vendim i shkurtuar? Ndoshta, por nuk e thotë. Gjykata Kushtetuese duhet të japë shembull për gjykatat e tjera. Nuk kemi një vendim të arsyetuar. Ne mund të arsyetojmë si të duam.

Për mua është thjesht një njoftim, nuk është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Nëse ka qenë vendimi përfundimtar, në bazë të ligjit Kushtetuesja duhej të publikonte sot arsyetimin. Nuk e bëri. Nuk e ka gati. Nuk e di pse e shpalli vendimin ndërkohë që nuk kishte arsyetimin gati. Unë i kam bërë një pyetje të madhe vetes. Nuk e kuptoj pse e shpalli vendimin… Në këto kushte duhet të presim kur të dalë vendimi i arsyetuar që të gjykojmë.”- tha Anastasi.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta, duke njoftuar se: “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”.

Gjatë procesit, këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit.

Nga ana tjetër, shkeljet e pretenduara nga përfaqësuesit e shumicës socialiste, për Gjykatën Kushtetuese nuk mund të konsiderohen si shkelje të rënda të Kushtetutës.

Aktualitet Aurela Anastasi Meta