Gara në FRPD, Barbara Doda: Kjo është prova sesi nuk duhet të funksionojnë zgjedhjet në PD - Politike
Politike 4 Tetor 2022, 20:17

Gara në FRPD, Barbara Doda: Kjo është prova sesi nuk duhet të funksionojnë zgjedhjet në PD

Shkruar nga Pamfleti
Gara në FRPD, Barbara Doda: Kjo është prova sesi nuk duhet

Manipulimet në zgjedhjet e FRPD-së, ishin prova sesi nuk duhet të funksionojnë zgjedhjet brenda selisë blu. Ky ishte komenti i Barbara Dodës.

Ish kandidatja për kryetare e ftuar në “Studio Live” tha se pavarësisht se nuk ishte dakord me mënyrën sesi i kishte organizuar Këlliçi zgjedhjet ishte pozitiv fakti që bënë ‘bujë’ në rrjet.

Mendoj që garat nuk duhet të mbahen kështu! Dhe kjo është prova më e mirë sesi nuk duhet të funksionojnë votimet në PD. (…) Shikoni reagimet në rrjet, pa reaguar ne reagojnë njerëzit, pra ne nuk duhet ta pranojmë më të keqen, ne duam të jetë demokratike e perëndimore. Kjo është një luftë shumë e gjatë. (…) Luçiano Boçit t’i duket e drejtë procesi i votimit, mua s’ më dukej i drejtë, unë do e bëja ndryshe nga Këlliçi do bëja garë model”, tha ajo.

Politike Barbara Doda FRPD zgjehdje