Berisha nuk pret gjykatën, dërgon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ; Alibeaj i depoziton të hënën - Politike
Politike27 Janar 2023, 14:01

Berisha nuk pret gjykatën, dërgon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ; Alibeaj i depoziton të hënën

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nuk pret gjykatën, dërgon në KQZ emrat për

Rithemelimi i Berishës ka dorëzuar sot në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.

Ndonëse KQZ nuk i njeh zyrtarisht, Berisha kishte deklaruar se do të çonte në KQZ listën me anëtarë.

Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka.

Ndërsa grupi i Alibeajt do t’i depozitojë emrat ditën e hënë.

 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë.

Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

 

Politike #Berisha nuk pret gjykatën dërgon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ