biondja e videove të famshme

Romina, biondja e videove të famshme do Këshillin Bashkiak - Editorial
Editorial 1 Prill 2023, 10:18

Romina, biondja e videove të famshme do Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Romina, biondja e videove të famshme do Këshillin Bashkiak

 

Thonë se, ndërsa rrotullohej një ditë duke luajtur kilipanxha mbi karrigen rrotulluese, Romina pat thënë se do të shkonte te Skënderbeu për t'ju lutur që ta linte të tundej gjatë aty.

Ose e duan shumë dhe s'po dinë si t'ia shpërblejnë "shërbimet", ose po mundohen vërtet shumë t'i gjejnë një vend e ta mbajnë larg nga qeveria. Cilado qoftë arsyeja, e vërteta mbetet se me emra të tillë, si ai që kryeson listën e kandidatëve për Këshill Bashkiak të Tiranës, kryeqyteti është në pikë të hallit.

Një Zot e di se si ka ndodhur, por me sa duket Romina Kukos i pëlqeu shumë karrigia që i la Toni Gogu në Këshillin Bashkiak. Thonë se, ndërsa rrotullohej një ditë duke luajtur kilipanxha mbi karrigen rrotulluese, Romina pat thënë se do të shkonte te Skënderbeu për t'ju lutur që ta linte të tundej gjatë aty. Atje ne krye të vendit, me anëtarët rreshtuar poshtë vetes e sallën përballë, tundja i dukej edhe joshëse, edhe vetja seksi. Fiks siç duhej dhe çfarë i duhej asaj.

Dhe ja ku jemi.

Romina, biondja e videove të famshme do Këshillin Bashkiak
Romina Kuko, në kohën kur synonte Hollivudin, tani kënaqet me karrigen e Tonit

Siç duket Romina ia paska mbushur mendjen Bablokut, fort i dobët përballë atyre që i ofrojnë ca lloj shërbimesh për miqtë e jashtëm e të brendshëm. Biondja e famshme e Ministrisë së Brendshme, ajo që mbahet në gojën e dorën e çdo polici të Shqipërisë, në këto zgjedhje vendore është e para në listën për Këshillin Bashkiak të qytetit...

Imagjinoni në një të ardhme të afërt, nëse fiton, bionden e videove të nxehta me ca personazhe të njohur të diplomacisë ndërkombëtare, që jo më shumë se nja tre vjet më parë emocionoi e mbylli nëpër dhoma për orë të tëra, shumë meshkuj shqiptarë, duke marrë vendime për buxhete, projekte, plane urbanistike, taksa e të tjera vendime që përcaktojnë mirëqenien e më shumë se 1 milion banorëve të kryeqytetit.

Romina, biondja e videove të famshme do Këshillin Bashkiak

Tmerr!

Romina Kuko, kryeson listën e ndoshta do të ulet në karrigen e kryetares së Këshillit Bashkiak. Pikërisht Romina, ajo që kur e çuan në ministrinë e Brendshme, tregohej si barcoletë nga i madh e i vogël, se ditët e para të punës ngatërronte ministrinë me drejtorinë, policinë me bashkinë e çdokush çuditej e pyeste se pse e qysh kishte përfunduar aty.

Rominës ia do xhani të luajë kilipinxha në karrigen e kreut të Këshillit Bashkiak dhe që loja ti shijojë tamam, meqë Babloku nuk ia prish as qejfin e as terezinë, ka futur në listë edhe ca shoqe të vetat. Me influencë të padiskutueshme, Biondja e famshme e Rendit, do të shkojë bashkë me Çetën e vet në Këshill. Sepse festat e vërteta me pushtetin kështu bëhen këto kohë: në grup.

E duke ditur që kjo "çetë biondesh" të shërbimeve ekstra, nesër mund të udhëheqë kryeqytetin, mendoni çfarë do mund t'i ndodhë Tiranës. Do ta marrë Lana përpara e ta hedhë në det.../Pamfleti

romina kuko biondja e videove të famshme këshilli bashkiak tirana