Dy shqiptarët e rrahën brutalisht, vdes biznesmeni grek - Kronike
Kronike21 Prill 2018, 14:18

Dy shqiptarët e rrahën brutalisht, vdes biznesmeni grek

Shkruar nga Pamfleti
Dy shqiptarët e rrahën brutalisht, vdes biznesmeni grek

Dy shqiptarët e rrahën brutalisht, vdes biznesmeni grek

Anëtarët e bandës së hajdutëve shqiptarë, të arrestuar tre vjet më parë për plaçkitje dhe vjedhjen e disa banesave në Attikë dhe të liruar kohët e fundit, janë në krye të listës së të dyshuarve nga Policia për vrasjen e biznesmenit grek 52-vjeçar, Aleksandros Stamatiadis, në mëngjesin e 2 prillit në Kifissia, transmetojnë mediat greke, shkruan “Panorama”.

52-vjeçari, i cili ishte plagosur rëndë nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tij në Kifissia, dha shpirt dje, pas 19 ditësh trajtim intensiv në kujdesin intensiv të mjekëve, por fatkeqësisht nuk ia doli sot.

Pas një hetimi në të dhënat e shqiptarëve të dyshuar në internet, madje edhe në bazë të metodologjisë së veprimit të dy hajdutëve të cilët nuk hezituan ta gjuanin sipërmarrësin 52 vjeçar, raportohet se policia e ka ngushtuar dukshëm rrezen e hetimit dhe ka përqendruar vëmendje të veçantë në anetaret e bandes se rrezikshme shqiptare.

Dy grabitësit, që sipas policisë greke janë shqiptarë, thyen derën e vilës së biznesmenit ne oren 5 te mengjesit dhe sinjali nuk ra. Biznesmeni ishte duke fjetur me bashkeshorten e tij në katin e parë te viles.

Kur hapi sytë dhe pa para tij dy grabitës të maskuar, u përpoq t’i ndalonte dhe këtu nisi edhe përleshja.

Gjatë rezistenës, autorët filluan ta godasin në kokë 52-vjeçarin, i cili më pas u qëllua me armë zjarri.

Kronike Dy shqiptarët e rrahën brutalisht vdes biznesmeni grek