Burgim i përjetshëm pë Miklovan Parubin, autorit të masakrës në Dajç - Aktualitet
Aktualitet 5 Maj 2019, 13:03

Burgim i përjetshëm pë Miklovan Parubin, autorit të masakrës në Dajç

Shkruar nga Pamfleti
Burgim i përjetshëm pë Miklovan Parubin, autorit të

Burgim i përjetshëm pë Miklovan Parubin, autorit të masakrës në Dajç

Burgim i përjetshëm për autorin e masakrës në Shkodër Miklovan Parubin. Mësohet se Parubi është shfaqur i penduar, madje ka kërkuar edhe mëshirë, por Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për burgim të përjetshëm.

Përmes avokatit të tij, Parubi ka kërkuar një dënim të zbutur, 25 vjet, por kërkesa nuk u mor parasysh.

Kërkesën për dënimin e tij me burg përjetë e ka paraqitur përfaqësuesi i akuzës së Apelit Shkodër, Elvin Gogaj, i cili pasi analizoi të gjitha provat në dosje, iu drejtua Gjykatës me përfundimin se i pandehuri Miklovan Parubi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër, vetë i pandehur kërkoi mëshirë dhe nëpërmjet avokatit të tij, parashtroi disa pretendime, duke kërkuar dënimin me 25 vite burgim, kërkesë e cila u refuzua nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshti, ka ndodhur në 3 tetor 2016, ku rreth orës 22:40 në një bar-kafe të quajtur “Shqiponja”, në fshatin Dajç të Shkodrës. Në një video të publikuar pas ngjarjes duket qartë momenti kur autori i krimit, Miklovan Parubi, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar pa asnjë paralajmërim me breshëri mes grupit të djemve që qëndronin në një tavolinë në lokal.

Pamjet filmike tregojnë momente drithëruese ku Parubi qëllon nga shumë afër me kallashnikov, ndërsa të pranishmit largohen në mënyrë të çoroditur, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për t’u shpëtuar breshërisë së plumbave.

Në total, Parubi ka qëlluar plot 38 herë, ndërkohë që të vdekur në vend ka lënë dy persona Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, ndërsa ka plagosur rëndë personat e pranishëm në tavolinë, Vinçens Kopshti, vëllain e viktimës Gacalin Kopshti, Aleksandër Prendin, Ndokë Markun dhe Kidas Molla.

Sipas dosjes hetimore, i pandehuri Parubi ka qenë pak kohë para ngjarjes në ambientet e lokalit “Shqiponja” dhe pas një de bati verbal me dy nga djemtë, ai është larguar dhe ka marrë një armë automatike, duke u kthyer në lokal dhe ka hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronin të rinjtë.

Lokali ku ndodhi krimi i rëndë administrohej me qira nga viktima, Arjet Saiti. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 copë gëzhoja model 56, 6 predha armë zjarri, 4 këmisha predha armë zjarri, 2 bërthama predhe armë zjarri, 1 krehër harkor automatiku model 56.

Autori i kësaj ngjarjeje të rënda u arrestua të nesërmen nga Policia Vendore e Shkodrës, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për burg të përjetshëm, që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke marrë kështu formën e prerë.

Aktualitet