Alarmi i rremë për bombë në Korçë, gjyqtari Kuqo e mori telefonatën nga burgu i Drenovës - Kronike
Kronike15 Tetor 2019, 15:22

Alarmi i rremë për bombë në Korçë, gjyqtari Kuqo e mori telefonatën nga burgu i Drenovës

Shkruar nga Pamfleti
Alarmi i rremë për bombë në Korçë, gjyqtari Kuqo

Një alarm për bombë që dyshohej se ishte vendosur në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës ka tronditur qytetin juglindor këtë të martë.

Nga vendngjarja bëhet me dije se paraprakisht ka qenë një telefonatë që ka njoftuar gjyqtarin Markelian Kuqo se në makinën e tij është vendosur një bombë.

Policia ka kontrolluar mjetin e gjyqtarit i cili ka qenë i parkuar pranë gjykatës së Korçës dhe nuk ka gjetur asgjë në makinen e tij, thanë burimet.

Nga informacionet e mbledhura deri më tani dyshohet që telefonata është bërë nga burgu i Drenovës. Policia ka identifikuar personin që ka telefonuar gjyqtarin dhe thotë se është një person me probleme mendore. Dyshimet janë se ky person mund të jetë përdorur nga të tjerë, për t’i transmetuar mesazhin gjyqtarit.

Kronike