Delina e Financave fsheh vjedhjen e 103 milionë Euro me pasuritë e konfiskuara; ja batërdia e bërë - Anti-Mafia
Anti-Mafia17 Shkurt 2023, 11:07

Delina e Financave fsheh vjedhjen e 103 milionë Euro me pasuritë e konfiskuara; ja batërdia e bërë

Shkruar nga Pamfleti
Delina e Financave fsheh vjedhjen e 103 milionë Euro me pasuritë e

Delina e Financave fsheh vjedhjen e 103 milionë Euro me pasuritë e konfiskuara; ja batërdia e bërë

Lëndë e parë për SPAK/ Në pronësi të shtetit kanë kaluar 15 milionë e 688 m2 toka e troje të konfiskuara, por mungojnë 4.2 milionë m2, kryesisht në bregdetin Vlorë, Durrës, Sarandë, Velipojë; ndërsa nga 342 mijë m2 sipërfaqe ndërtimore të konfiskuar, mungojnë 98 mijë m2, pa përmendur makina luksose të nxjerra gjoja jashtë përdorimit e të zhdukura dhe lokale e apartamente 100- 150 m2 në bregdet, që janë dhënë me qira mujore 60-80 Euro

Bëhet fjalë për të ardhurat nga shitja dhe qiratë me ankand, të pasurive të luajtshme, të paluajtshme e vlerave financiare të sekuestruara dhe konfiskuara prej tatimeve, doganave, policisë, prokurorisë, SPAK dhe institucioneve të tjerë që kanë tagër ligjor për sekuestro, të cilat administrohen nga Ministria e Ekonomi- Financave.

Gjatë periudhës së kontrolluar 2017-2021, janë sekuestruar, konfiskuar dhe kaluar në përdorim e pronësi të shtetit, 510 milionë Euro nga koncensionarë, individë e grupe kriminale, trafikantë, kontrabandistë, biznese import- eksporti, turizmi, ndërtimi, lojëra fati, ushqimesh, transporti, tregje makinash, apartamentesh etj.

Sipas dokumenteve të organeve të drejtësisë dhe regjistrimit fillestar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, rezulton se në administrim e pronësi të shtetit, kanë kaluar 15 milionë e 688 m2 toka e troje, por mungojnë 4.2 milionë m2, kryesisht në bregdetin Vlorë, Durrës, Sarandë dhe Velipojë.

Janë sekuestruar 342 mijë m2 sipërfaqe ndërtimore në trajtë pallatesh, njësi tregtimi, zyra e vila, por mungojnë 98 mijë m2, të cilat thuhet se janë shitur te privatët e janë transferuar te pushteti lokal, por disa mungojnë në arkën e shtetit, në inventarët dhe regjistrat e tyre kadastrale.

Janë nxjerrë jashtë përdorimit 72 makina e mjete ujore luksoze, që u janë konfiskuar vrasësve, trafikantëve e kontrabandistëve, mes tyre 30 makina që kanë qenë me masë sekuestrimi nga prokuroria, janë konsideruar të “humbura”.

Vjedhje janë bërë në ankandet e shitjes së 156 pasurive të paluajtshme, me vlerë 40-50% më të ulët se vlera e tregut real, duke sajuar akte amortizimi false, kur ato janë ndërtime të dekadës së fundit, 80% e të cilave u janë shitur përsëri familjarëve të personave të konfiskuar.

Po kështu, batërdi është bërë me objektet e sekuestruara e konfiskuara që janë dhënë me qira, sidomos njësi shërbimi, bar-restorante, vila, apartamente e toka në zonat bregdetare, të dhënë me qira simbolike sikur janë në zonat malore të Mirditës, Hasit, Skraparit e Ersekës

Vetëm gjatë vitit 2021, janë dhënë 201 vendime gjyqësore konfiskimi të formës së prerë, nga të cilët 150 vendime nga gjykata speciale mbështetur te OFL, me vlerë pasurore 87 milionë Euro, dhe 51 vendime nga gjykatat e rretheve me vlerë 29 milionë Euro./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Delina e Financave fsheh vjedhjen e 103 milionë Euro me pasuritë e konfiskuara #ja batërdia e bërë