Dëmtohet Grezda në stërvitje , Panuci ka “asin nën mëngë “ - Sport
Sport24 Mars 2018, 19:53

Dëmtohet Grezda në stërvitje , Panuci ka “asin nën mëngë “

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtohet Grezda në stërvitje , Panuci ka "asin nën mëngë "

Eros Grezda dëmtohet dhe rrezikon të mungojë ndaj Norvegjisë të hënën. Mesfushori i krahut braktisi seancën e djeshme, teksa pësoi një goditje në kavilje. Ai ndjeu dhimbje dhe u largua drejt rezidencës nën shoqërimin e një prej fizioterapistëve të Kombëtares.

Burime të “Panorama Sport” pranë stafit kuqezi, bëjnë të ditur se shkalla e lëndimit nuk është serioze, por gjithsesi duke parë situatën, u preferua që Grezda të mos vijonte stërvitjen me grupin. Mesfushori i Osijekut në Kroaci ishte projektuar si titullar për ndeshjen e së hënës me Norvegjinë, duke u konfirmuar si një prej më të besuarve të Panuçit, që kur ky i fundit ka marrë drejtimin e Shqipërisë. Për të mos rrezikuar një tjetër dëmtim, nuk është çudi që Grezda të mos stërvitet fare dhe të mungojë të hënën. Gjithsesi, në mungesë të gjakovarit 22-vjeçar, trajneri Panuçi ka gati “asin nën mëngë”, teksa menjëherë dje i veshi jelekun e titullarit anësorit të Luftëtarit, Kristal Abazaj.

TITULLARËT – Me kalimin e ditëve, Panuçi po skarcon një e nga një dilemat që kishte rreth titullarëve, me të cilën do të zbresë nga minuta e parë në sfidën miqësore me Norvegjinë. Nga ajo që u la të kuptohej nga seanca e pasdites së djeshme, italiani i kuqezinjve nuk ka më dilema rreth formacionit, me përjashtim të ndonjë dëmtimi të paparashikueshëm që mund të ndodhë gjatë seancave të mbetura. Pritet që Shqipëria të startojë ndaj Norvegjisë me Strakoshën mes shtyllave, që fiton në këtë mënyrë duelin me Berishën.

Mavraj dhe Ajeti do të luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët e këtij reparti Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në këto kushte, reparti difensiv duket i kompletuar, ndonëse Ajeti dhe Lenjani konkurrojnë edhe në tri seancat stërvitore të mbetura përkatësisht me Gjimshitin (qendërmbrojtës) dhe Alijin (mbrojtës i majtë) për një vend. Ndërsa, mesfusha do të përbëhet nga Lilaj në qendër, Xhaka në të djathtë dhe Qaka i spostuar në krahun e majtë. Sa i përket sulmit, në mungesë të Grezdës do të luajë Abazaj, ndërsa në krahun e majtë pritet të spostohet Roshi. Ndërsa, në qendër të repartit ofensiv pritet të luajë Armando Sadiku. Të paktën ky ishte rreshtimi me skemën 4-3-3 që trajneri provoi në seancën e së premtes.

formacioni mundshem shqiperi


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Dëmtohet Grezda në stërvitje Panuci ka "asin nën mëngë "