Aksioni politik me bojë të kuqe në komisariatin e policisë të Prishtinës, arrestohen 6 aktivistë dhe deputetja e Vetëven - Bota
Bota17 Gusht 2018, 21:41

Aksioni politik me bojë të kuqe në komisariatin e policisë të Prishtinës, arrestohen 6 aktivistë dhe deputetja e Vetëven

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni politik me bojë të kuqe në komisariatin e policisë

Aksioni politik me bojë të kuqe në komisariatin e policisë të Prishtinës, arrestohen 6 aktivistë dhe deputetja e Vetëvendosjes

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. Mësohet se arrestimi ndodhi pas incidentit para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, ku dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur bojë drejt ndërtesës dhe policëve.

Mediat kosovare raportojnë se mes 6 aktivistëve të arrestuar është dhe Bogujevci. Të arrestuarit sipas VV-së janë; Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

Aksioni është organizuar për shkak të siç kanë thënë organizatorët “mos reagimin e Policisë në dhunën ndaj grave”./Periskopi 

Rajoni Aksioni politik aktivistët Arrestimet Boja e kuqe Deputetja Prishtine Vetëvendosje