Dështimi në Ukrainë/ Putin nis “prerjen e kokave”, arrestohet zv/komandanti i Gardës Kombëtare - Bota
Bota17 Mars 2022, 17:47

Dështimi në Ukrainë/ Putin nis “prerjen e kokave”, arrestohet zv/komandanti i Gardës Kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi në Ukrainë/ Putin nis “prerjen e kokave”,

Dështimi i ushtrisë ruse në Ukrainë kanë detyruar presidentin Vladimir Putin të hakmerret ndaj njerëzve pranë tij. Mediat ruse raportojnë se është arrestuar numri dy i Gardës Kombëtare.

Sipas një postimi në Twitter, gazetari investigativ, Gristo Grozev, duke cituar burime të pavarura, shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), arrestoi zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Dyshimet janë se oficeri rus u arrestua për rrjedhje të informacionit ushtarak, me pasojë humbjen e jetës. Më tej thekonte se Moska e ka bërë përgjegjës për shpërdorim masiv të karburantit me bllokimin e takneve ruse rrugës për në Ukrainë.

“Ndërsa është e vështirë të merret me mend se çfarë saktësisht do të çojë likuidimi/rirregullimi në krye të forcave të sigurisë, një gjë është e qartë: Putin pa dyshim e njeh krizën që po kalon ky operacion. Është aq e thellë sa ndryshon gjeneralët gjatë një lufte – aspak një praktikë e mirë”, tha ai.

Bota garda Putin Rusi