Krimet e Rënda lirojnë pasuritë e mikut të Mediut e Berishës, trafikantit të drogës Fatmir Kajolli. Si u arrestua kreu i - Aktualitet
Aktualitet 8 Maj 2018, 12:39

Krimet e Rënda lirojnë pasuritë e mikut të Mediut e Berishës, trafikantit të drogës Fatmir Kajolli. Si u arrestua kreu i

Shkruar nga Pamfleti

Krimet e Rënda lirojnë pasuritë e mikut të Mediut e Berishës, trafikantit të drogës Fatmir Kajolli. Si u arrestua kreu i PR në Milano, dhe dënimi me 3 vite burg


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Lirohen nga sekuestroja 24 pasuri në emër të Fatmir Kajollit dhe familjarëve të tij.

Vendimi për lirimin e pasurive të bllokuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është marrë javën e kaluar nga Gjykata, e cila ka refuzuar kërkesën e akuzës për të konfiskuar dhe kaluar në administrim të shtetit, 26 pasuri të Kajollit dhe familjarëve të tij.

Trupi gjykues i Gjykatës për Krime të Rënda ka refuzuar të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë për konfiskimin e pronave, duke bërë që 24 nga 26 pasuri të sekuestruara t’i kthehen sërisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak në Fier Fatmir Kajolli.

Mësohet se dy nga pasuritë që gjykata ka pranuar t’i konfiskojë Kajollit, janë vetëm dy kompanitë “Citadella” dhe “Aba 2011”, që të dyja këto kompani me aktivitet tregtar të pezulluar.

Ndërsa për sa i përket pronave në bregdetin e Semanit dhe vende të ndryshme të Fierit, të gjitha pasuritë janë liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Për këdo që kërkon të dijë se kush është Fatmir Kajolli, mjafton të kthehemi në vitin e largët 1998-1999 kur Fatmir Mediu(Mehdihoxha) u arrestua në aeroportin “Melpenza” në Milano dhe u mbajt një natë në paraburgim në kuesturën e Milanos. Bashkë me të ishte dhe Fatmir Kajolli, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

 

Kajolli ishte pjesë e delegacionit të opozitës së atëhershme që po udhëtonte në drejtim të Portugalisë për të marrë pjësë në kongresin e kristiandemokratëve dhe të djathtëve evropianë e botërorë. Bashkë me ta ishte dhe Gazmend Mahmutaj, i akuzuar për trafik prostitucioni.

Ata financonin me me paratë e drogës udhëtimin e opozitës, në përbërje të të cilës ishin dhe përfaqësues të PD.

Kajolli dhe precedentët penalë, lirimi nga sekuetro i pasurive në prag të zgjedhjeve vendore

 

Kajolli njihet si një biznesmen me precedentë penale i dënuar në itali dhe Shqipëri, dhe ka qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier, duke mbrojtur interesat e Partisë Republikane.

Pretendimi i prokurorisë gjatë fazës së gjykimit të kësaj çështje ka qënë se Kajolli i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Në bazë të aktit të ekspertimit,vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

Sipas hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje.

Konkretisht, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip.1686 m2, në vlerën 900.000 lekë.

Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.

Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë.

Ndërsa,e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milion m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive.

Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një fshatar i Darzezës Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, shtetasi Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.

Më tej, si shtetasi Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çuko, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private “Citadella”, “ABA 2011”, INTERNATIONAL PARKING 2011” të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli,kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.

Italia kërkoi ekstradimin e Kajollit për të vuajtur dënimin, gjykatat e Berishës e refuzuan

I shpëtoi ekstradimit në Itali, por jo vuatjes së dënimit, me burg, për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Fatmir Kajolli, i njohur si biznesmen në qytetin e Fierit, është arrestuar mesditën e së martës, për shkak të veprimtarisë kriminale të ushtruar përtej Adriatikut pesëmbëdhjetë vite më parë.

Gjykata e Rrethit të Fierit vendosi, caktimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, pasi drejtësia Italiane ka kërkuar njohjen e vendimit të gjykatave të Romës, e Milanos, të cilat e kanë gjetur fajtor për veprat penale të “Krijimit të oraganizatave kriminale” dhe “trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shtetasi Fatmir Kajolli është dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001, me 24 vite burg për veprat penale të “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”.

Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”. Në bazë të vendimeve gjyqësore italiane, Kajolli ka kryer veprimtarinë, për të cilën ka marrë dy dënime të ndryshme, gjatë periudhës 2000-2001.

Për llogari të drejtësisë italianë biznesmeni fierak u arrestua në vitin 2011. Por gjykata e Shkallës së Parë të Fierit refuzoi kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se vendimi i gjykatës së Romës s’jepte garanci se Kajolli nuk do të vuante edhe dënimin në Milano, me të shkuar në Itali.

Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”, dukë mos lejuar moslejuar ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Duke qenë së kërkesa për ekstradimin në Itali të shtetasit Fatmir Kajolli u rrëzua nga gjykata shqiptare, nga pala italiane u kërkuar, njohja e vendimeve të masës së dënimit të dhënë nga Gjykatat Italiane. Kjo kërkesë është paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas prokuroria i kërkoi gjykatës së Fierit njohjen e vendimi penal, kërkesë kjo që do i nënshtrohet procedurave gjyqësore. Duke qenë se vepra dhe dënimi për të cilën ky shtetas akuzohet janë të rënda, prokuroria vlerësoi se gjyqi për njohje vendimi të zhvillohej me masë sigurimi “arrest me burgsaqroi asokohe zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Fatmir Mediu është dënuar me 3 vite burg në Itali për favorizim prostitucioni e trafiku droge

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu rezulton të jetë i dënuar me të paktën 3 vite burg në Itali. Është media ajo që publikoi dosjen penale të vitit 2000 ku Mediu rezulton të jetë dënuar për mbështetjen e dhënë ndaj një personi që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.

Përveç dënimit me tre vite burg, deputetit të Kuvendit të Shqipërisë i është ndaluar nga Gjykata e Milanos përjetësisht mbajtja e posteve shtetërore.

Sipas vendimit të Gjykatës italiane, Mediu ka favorizuar Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 10 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar nga Shqipëria për në Itali me emër të rremë, në mënyrë që t’i shmangej autoriteteve të këtij vendi. Mahmutaj së bashku me një grup parlamentarsh shqiptarë, kanë kaluar në vitin 1998 tranzit nga Italia, për të marrë pjesë në një takim më Parlamentin Europian.

Vendimi i trupit gjykues ishte se Fatmir Mediu e ka ndihmuar Mahmutajn t’i shpëtojë drejtësisë italiane dhe për këtë arsyse u dënua fillimisht me 4 vite dhe 6 muaj burg, por për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar iu caktua 3 vite burg.

Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai përfundimisht u dënua me 3 vite burg.

Mediu ka përdorur gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes, në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasaportë me emrin Fatmir Mehdihoxha, për t’iu shmangur në këtë mënyrë arrestimit./Pamfleti.com

Dossier dhe dënimi me 3 vite burg Krimet e Rënda lirojnë pasuritë e mikut të Mediut e Berishës Si u arrestua kreu i PR në Milano trafikantit të drogës Fatmir Kajolli