Shefi i politikës së jashtme kritikon ashpër diplomatët e BE: Reagoni, i marr vesh lajmet nga mediat! - Bota
Bota12 Tetor 2022, 07:54

Shefi i politikës së jashtme kritikon ashpër diplomatët e BE: Reagoni, i marr vesh lajmet nga mediat!

Shkruar nga Pamfleti
Shefi i politikës së jashtme kritikon ashpër diplomatët e

Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka kritikuar diplomatët e lartë të unionit për mosparashikimin e pushtimit të Ukrainës dhe thotë se ndonjëherë ai i merr vesh lajmet nga mediat sesa nga stafi i tij.

“Ndonjëherë, unë di më shumë për atë që po ndodhte diku duke lexuar gazetat sesa duke lexuar raportet tuaja”, iu tha ai diplomatëve.”, u ankua Borrell, raporton The Guardian.

“Silluni siç do të silleshit nëse do të ishit në ambasadë: dërgoni një telegram, një kabllo, një postë sa më shpejt. Reagoni”.

BE-ja, tha ai, kishte dështuar të parashikonte se Rusia do të sulmonte Ukrainën, duke e lënë atë të varur nga paralajmërimet e SHBA-së, veçanërisht një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dy ditë para pushtimit.

“Duhet të pranoj se këtu, në Bruksel, amerikanët na thoshin ‘do të sulmojnë, do të sulmojnë’, dhe ne ishim shumë ngurrues për ta besuar.”

Borrell, nuk është përmbajtur kurrë në kritikat e tij ndaj asaj që ai e sheh si mangësi të politikës së jashtme të BE-së, por mbetet e pazakontë që një zyrtar i lartë evropian të lëshojë  kritika të tilla kundër stafit të tyre.

“Unë duhet të jem më i informuar në botë,” u ankua Borrell, duke i udhëzuar ata që të jenë më reaktivë ndaj krizave në union.

Borrell akuzoi diplomatët e tij për mungesë ndjeshmërie dhe patronizimi ndaj homologëve të tyre në vendet pritëse.

“Ne mendojmë se e dimë më mirë se çfarë është në interes të njerëzve të tjerë. Ne e nënvlerësojmë rolin e emocioneve dhe tërheqjen e vazhdueshme të politikave të identitetit.”

Një diplomat në takim tha se disa u ofenduan, ndërsa të tjerë e panë me vend, duke shtuar: “Mendoj se u prit mirë në përgjithësi, sepse ai fliste thelb.”

Komentet vijnë mes shqetësimeve në rritje midis zyrtarëve të lartë të BE-së se nxitja e BE-së për alternativa ndaj gazit rus ka tjetërsuar vendet afrikane duke rritur çmimet.

Duke përsëritur një shqetësim afatgjatë, Borrell tha se BE-ja po humbiste “betejën e narrativave” ndaj Rusisë dhe Kinës, të cilat vendosën ferma troll për të përforcuar mesazhet e tyre në mbarë botën.

“Kjo është një betejë që ne nuk po e fitojmë, sepse nuk po luftojmë sa duhet,” tha ai, duke kritikuar diplomatët e BE-së që nuk kanë ripërsëritur postimet e tij.

“Unë jam ende i befasuar që në disa delegacione duket se nuk e marrin parasysh sa duhet komunikimin tonë dhe nuk bëjnë tweet dhe retweet mesazhet që ne po dërgojmë nga qendra. Duhet të jesh një rrjet që përsërit, transmeton, këmbëngul.”, tha ai.

Borrell, i cili dikur i përshkroi takimet mujore të ministrave të jashtëm të BE-së si “më shumë një luginë lotësh sesa një qendër vendimmarrjeje”, nuk është përmbajtur kurrë në kritikat e tij ndaj asaj zyrtarëve të BE.

Bota #Shefi i politikës së jashtme kritikon ashpër diplomatët e BE