Dosja Llalla/ Çlirim Gjata: Adriatik Llalla po vuan pasojat e përplasjes me ambasadorin Lu! - Aktualitet
Aktualitet 6 Qershor 2018, 21:56

Dosja Llalla/ Çlirim Gjata: Adriatik Llalla po vuan pasojat e përplasjes me ambasadorin Lu!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja Llalla/ Çlirim Gjata: Adriatik Llalla po vuan pasojat e

Dosja Llalla/ Çlirim Gjata: Adriatik Llalla po vuan pasojat e përplasjes me ambasadorin Lu!

Konstitucionalisti Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit nga gjyqësori në lidhje me Vettingun, por edhe atë që po ndodh në organin e akuzës deklaroi se procesi i kontrollit më parë duhet të fillonte nga politika.

Sipas tij, këtë lloj drejtësie në gjithë këto vite e ka prodhuar politika.

Duke u ndalur te çështja e Adriatik Llallës, që aktualisht ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe të hënën do të vendoset nëse do të përballet me Vettingun, pasi hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë, Çlirim Gjata tha se nëse nuk do të kishte përplasje me ambasadorin amerikan nuk do i kishte këto pasoja.

Vettingu të fillonte nga politika. Këtë lloj drejtësie e ka prodhuar politika për ta pasur. Merruni me pasuritë e politikanëve, çfarë kanë.

Ndërkohë që pse nuk janë dërguar në ndjekje penale atë që janë shkarkuar nga puna? Adriatik Llalla? Po mos të kishte përplasjet me ambasadorin amerikan nuk do i kishte këto pasoja.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte.

Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale  si:

“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ish-kryeprokurori Llalla prej disa muajsh jeton në Gjermani./Report.tv

Aktualitet Clirim Gjana Donald Lu Dosja Llalla Perplasjet