Dosja ‘McGonigal’/ Edi Rama e di, Amerika e “kap lepurin me qerre” - Dosja e zezë
Dosja e zezë 5 Mars 2023, 15:20

Dosja ‘McGonigal’/ Edi Rama e di, Amerika e “kap lepurin me qerre”

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘McGonigal’/ Edi Rama e di, Amerika e “kap lepurin me

Ata që SHBA i fut në “rreth të kuq”, kanë bërë punë të zeza kundër saj/ Deri tani, Babloku nuk është marrë në pyetje nga FBI, Prokuroria e Gjykata Federale, por kjo nuk do të thotë, se nuk do thirret kur drejtësia amerikane t’ia ketë bërë gati “okllainë e byrekun”

Në interpelancën “McGonigal”, Edi Rama nuk iu përgjigj 30 pyetjeve të bëra nga kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, por sqaroi 14 rastet e përmendjes së emrit në akuzën e FBI, duke bërë rol prokurori e gjyqtari, me këto pyetje- përgjigje: - “Ku është krimi këtu? - Ja pra, nuk ka krim”!

Pas largimit nga salla, deputetët e PS duartrokitën dhe si në pjesë teatrale të ndarë në role, secili përsëriti atë që tha Edi Rama: - “Ku është krimi i kryeministrit? - Ja pra, që nuk ka krim”!

Por Edi Rama nuk është e nuk mund të jetë i qetë, as me dështimin e interpelancës, as me komentet e ministrave, të Taulant Ballës, analistëve e patronazhistëve, dhe as sikur 700 mijë votuesit e PS, të dalin në bulevard me parullën: - “Babloku ynë nuk ka lidhje me skandalin “Mc Gonigal”. Sepse nga provat e dala deri tani në akt-akuzë, e në mediat me akses informacioni në drejtësinë amerikane; Edi Rama është bindur që FBI, Prokuroria Federale e DASH, dinë gjithçka për skandalin “McGonigal” dhe në çfarë niveli është përshirë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk dihet, nëse detajet edhe për drekat në Shqipëri, Austri e SHBA, për bisedat te kryeministria në Tiranë dhe dhënien e milionave Charles McGonigal, FBI-së ia ka servirur Agron Neza apo Dorjan Duçka, të cilët nuk janë shpallur as si informatorë, të pyetur, të pandehur e në gjykim.

As Edi Rama, nuk është shpallur nga FBI, Prokuroria e Gjykata Federale, si i marrë në pyetje, i pandehur a në gjykim, por kjo nuk do të thotë, se nuk do thirret për t’u pyetur, kur drejtësia amerikane t’ia ketë bërë gati “okllainë e byrekun”.

Sepse SHBA e “kap lepurin me qerre”, sidomos “lepuj” të tillë si Edi Rama, që nuk ka “ferrë” ku të fshihen përveç Rusisë e Bjellorusisë, siç veproi me Sali Berishën, të cilin e shpalli “non grata” pas 8 vitesh largim nga pushteti e i rihapi dosjet, siç po bën gati letrat edhe për mafiozin Ilir Metën.

Edi Rama e di, që është futur në “rreth të kuq” për përballje me drejtësinë amerikane, teorikisht para lënies së detyrës e praktikisht si i pandehur pas largimit nga detyra e kryeministrit, që siç duken “bathët” do jetë e shpejtë.

Këtë e paralajmëron, citimi 14 herë i emrit “Edi Rama” në një skedë akuze të FBI, ndërkohë që Charles McGonigal është takuar edhe me presidentë, kryeministra e ministra të Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë e Serbisë, por nuk u është përmendur emri për asnjë bisedë e pazar me të.

Ky fakt, provon se në Rajonin e vendeve jashtë BE, baza e aktivitetit mafioz të Charles McGonigal ka qenë Shqipëria; “rezidenca” e zullumeve të tij ka qenë kryeministria, ndërsa porositës zullumesh, bashkë- përfitues e garant ka qenë kryeministri Edi Rama./Pamfleti

 

dosja 'mcgonical' edi rama amerika e kap lepurin me qerre