Dosja “McGonigal” bën bashkë PD-në kundër Ramës, 45 deputetë firmosin ngritjen e Komisionit Hetimor - Politike
Politike 2 Shkurt 2023, 15:04

Dosja “McGonigal” bën bashkë PD-në kundër Ramës, 45 deputetë firmosin ngritjen e Komisionit Hetimor

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e opozitës kanë mbledhur 45 firma për të ngritur një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Kjo çështje ka bashkuar demokratët e Alibeajt me të Berishës pasi në listë  kanë firmosur edhe deputetët Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Andia Ulliri.

Ky lajm u bë i ditur nga Luçiano Boçi, i cili për mediat tha se kanë mbledhur 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me këtë çështje.

Boçi theksoi se nuk do ta ndalin aksionin e tij ndonëse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Kanë refuzuar mocionin me debat sikurse kanë bërë javën e kaluar. Kanë refuzuar pjesëmarrjen në interpelancë, por aksioni ynë nuk përfundon këtu. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë mbledhur mbi 45 firma. Kreu i grupit të PS ka deklaruar që kërkesa do refuzohet ndërkohë që gjykata kushtetuese është shprehur qartë që ngritja s’mund të ndalohet nga Parlamentin”, tha Boçi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #Dosja “McGonigal” bën bashkë PD-në kundër Ramës #komision hetimor