Çështja "Ahmetaj", Imeraj: Mbledhja të ishte bërë me dyer të hapura, largimi i ish-ministrit nuk cenon hetimet - Aktualitet
Aktualitet12 Korrik 2023, 14:45

Çështja "Ahmetaj", Imeraj: Mbledhja të ishte bërë me dyer të hapura, largimi i ish-ministrit nuk cenon hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Çështja "Ahmetaj", Imeraj: Mbledhja të ishte
Elisabeta Imeraj

Largimi nga Shqipëria i ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një moment të nxehtë hetimesh ka ndezur edhe më tepër debatet duke lënë shumë vend për aludime sa i takon gjykimit të tij.

Por ish kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj nënvizon se mungesa e tij nuk e cenon aspak hetimet e Prokurorisë nga ana juridike.

Nuk mendoj se mungesa e tij do pengonte hetimet. Për aq kohë sa nuk kishte pengesë për të lëvizur lirshëm, normalisht është e drejta e tij.”- tha Imeraj.

Ajo madje thotë se do të ishte mirë për opinionin publik që mbledhja të kryej me dyer të hapura, për aq kohë sa informacioni ka dalë i copëzuar.

Do ishte shumë më mirë për interesin e publikut që të ishte me dyer të hapura. Jo vetëm në këndvështrimin e marrjes në dijeni por të dëgjohet edhe vepra e të mbrojturit. Ne kemi marrë dijeni publikisht me aq njoftim që SPAK e ka parë të arsyeshme për të dhënë. Duke patur parasysh këtë gjë, që informacioni ka rrjedhur kështu që nëse do ishte me dyer të hapura ne mund të kishim një palë më të gjerë.”- thotë Imeraj.

Pyetjes së pashmangshme sesa vite burg rrezikon Ahmetajn nëse vërtetohen akuzat që rëndojnë ndaj tij, Imeraj i dha një shifër jo të ulët.

Nëse hetimi deri në fund që jem përballë këtyre veprave penale, ateherë jo më pak se 10 vjet burg.”- tha ajo
Një koment e dha edhe për ‘konspiracionet’ e politikës nëse SPAK do ‘godasë’ nga mazhoranca apo opozita.

Prokuroria nuk sheh dhe nuk ka asnjë lloj arsyeje për të parë nëse subjekti i dyshuar është i majtës apo të djathtës. S’ka vlerë të shtuar nesër është pjesë e opozitës apo pozitës.”- tha Imeraj.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që u mbajt një ditë më parë, 11 korrik 2023. Sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin. Zëri i Amerikës shkruan se më pas Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. 

elisabeta imeraj Çështja "ahmetaj"