“Faqe e zezë e policisë, arreston të rinjtë jo trafikantët” - Politike
Politike13 Prill 2018, 14:44

“Faqe e zezë e policisë, arreston të rinjtë jo trafikantët”

Shkruar nga Pamfleti
“Faqe e zezë e policisë, arreston të rinjtë jo

LSI e zhgënjyer del kundër BE-së: Keqpërdorim i këtij rekomandimi do të zhysë vendin edhe më rëndë

Pas incidentit me policinë të të rinjve dhe Floida Kërpaçit e Belind Këlliçit, teksa vendosën traun në shenjë protestë para shtëpisë së Edi  Ramës, ka reaguar edhe Petrit Vasili.

Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se “policia ndalon të rinjtë se protestojnë për taksat përpara shtëpisë së kryeministrit në Surrel, kurse nuk ju bën gjë prej gjëje atyre që bllokojnë rrugën përpara parlamentit dhe protestojnë për të mbështetur ish ministrin e brëndshëm të akuzuar për trafik droge dhe krim të organizuar.”

Vasili shkruan më tej se “dita e përplasjes finale me këta mbeshtetës të drogës e krimit është shumë afër.

Postimi i plote:

“Faqe e zeze e policise arreston te rinjte jo trafikantet.

Policia per faqen e zeze te saj ndalon te rinjte se protestojne per taksat perpara shtepise se kryeministrit ne Surrel.
Kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.
Kush mbeshtet drogen nuk arrestohet nga policia,kurse ata qe ngrihen kunder taksave i arreston policia e gangstereve.
Kete polici nuk ka veting qe e pastron se eshte qelbur peshku nga koka.
Dita e perplasjes finale me keta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afer….”

Politike “Faqe e zezë e policisë arreston të rinjtë jo trafikantët”