finalja e Conference League

Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e Conference League, kreu i UEFA-s takim “kokë më kokë” me Ramën dhe Dukën - Sport
Sport 2 Shkurt 2022, 15:52

Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e Conference League, kreu i UEFA-s takim “kokë më kokë” me Ramën dhe Dukën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e Conference League, kreu i UEFA-s takim

Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e Conference League, kreu i UEFA-s takim “kokë më kokë” me Ramën dhe Dukën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë. 

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në orën 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit, lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League, në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, njofton zyra për shtyp e FSHF-së. 

Kjo vizitë pritet të sqarojë shumë gjëra, fillimisht për ndërhyrjen e politikës në futboll, por edhe për manipulimin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale.

Është parashikuar se Ceferin do të qëndërojë vetëm një ditë në Tiranë. Presidenti i UEFA-s duhej të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.

Sport Aleksander Ceferin Presidenti i UEFA-s