Rusia nuk ka fuqi ushtarake për luftë, Artan Hoxha: Ukraina ka mafia të fuqishme, u futën dhe shqiptarë - Aktualitet
Aktualitet 4 Shkurt 2022, 09:48

Rusia nuk ka fuqi ushtarake për luftë, Artan Hoxha: Ukraina ka mafia të fuqishme, u futën dhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Rusia nuk ka fuqi ushtarake për luftë, Artan Hoxha: Ukraina ka mafia

Rusia nuk ka fuqi ushtarake për luftë, Artan Hoxha: Ukraina ka mafia të fuqishme, u futën dhe shqiptarë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se Rusia nuk ka mjaftueshëm fuqi për të pushtuar Ukrainën. I ftuar në ‘Opinion’, Hoxha tha se Ukraina ka një mafia shumë të fuqishme.

Ai përmendi dhe arrestimin e një shqiptari që është prangosur në Ukrainë teksa priste një ngarkesë kokaine nga Amerika Latine me vlerë 10 miliinë dollarë.

“Duke pasur parasysh se sa e fortë është mafia ukrainase…Atje kanë hyrë dhe shqiptarët, është kapur dhe njëri që po priste një ngarkesë prej 10 milionë dollarësh. Nga Mallakstra është ai djali dhe ne jemi marrë me këtë çështje në fakt. Por me aq sa mbaj mend une Ukraina ka 43 milionë banorë dhe s’është një vend që mund të pushtohet aq kollaj. Rusia më duket fiks kështu, nuk i ka këllqet dhe as fuqinë ushtarake,”– tha Hoxha.

Aktualitet Artan Hoxha