Planifikohet një tren i shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë - Aktualitet
Aktualitet24 Qershor 2022, 21:06

Planifikohet një tren i shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Planifikohet një tren i shpejtë në linjën

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se kjo ministri është duke planifikuar një formë të re të transportit që ka synim lidhjen e Prishtinës me Fushë Kosovën.

Aliu potencoi se kanë si qëllim një lloj treni të shpejt i ngjashëm si tramvaji.

“Jemi në diskutim për një transport të ri që ka të bëjë më shumë me transportin e udhëtarëve, nga Prishtina deri në Fushë Kosovë, të bëhet një tren i shpejt që do e shkarkonte trafikun, si lloj tramvaj. Për këtë jemi duke folur edhe me BE-në”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, diskutimi për specifika të këtij projekti mund të nis që prej këtij viti, ndërsa tani ai thotë se projekti është vetëm në fazë të inicimit.

Aliu nuk e përjashtoi mundësinë që pasi një studimi të fizibilitetit dhe një financimi, ky lloj transporti të zgjatej deri në aeroport.

“Projekt tjetër është projekti që lidh Prishtinën me aeroportin. Mbase mund të fillohet një projekt që mund ta lidhë Prishtinën dhe Fushë-Kosovën, që do të ndihmonte shumë në shkarkimin e qarkullimit të veturave nga Prishtina në Fushë-Kosovë, do të ulej shumë fluksin. Pra, nga stacioni i trenit ku e kemi këtu (Prishtinë), deri tek stacioni në Fushë-Kosovë, të ndërtohet linja e trafikut urban me tren të lehtë”, është shprehur Aliu.

Ndër të tjera, Aliu tha se gjendja e hekurudhave është e rëndë, andaj edhe mendohet të modernizohen disa nga hekurudhat në Kosovë.

“Gjendja e hekurudhave është e rëndë, funksionon me fonde të Bashkimit Evropian. Është duke u modernizuar hekurudha e Hanit të Elezit që lidhet me Fushë-Kosovën, pastaj me Mitrovicën”, ka thënë Aliu, transmeton Pamfleti.

Aktualitet