Turqit marrin Spitalin Rajonal në Durrës, gati “pushtimi” i 10 spitaleve të tjerë në qarqe - Anti-Mafia
Anti-Mafia 2 Shkurt 2023, 09:53

Turqit marrin Spitalin Rajonal në Durrës, gati “pushtimi” i 10 spitaleve të tjerë në qarqe

Shkruar nga Pamfleti

Turqit marrin Spitalin Rajonal në Durrës, gati “pushtimi” i 10 spitaleve të tjerë në qarqe

Dokument/ Ky pazar i Edi Ramës, që po bëhet në favor të dhëndrit të Erdogan, është maskuar pas projektit qeveritar të miratuar në muajin tetor 2022, për gjoja autonominë financiare dhe eficencën e spitaleve rajonale në Shqipëri

Pas spitalit “Memorial” në Fier, të cilin Erdogan tha se e ndërtoi dhuratë për shqiptarët, por po e komandon dhe po e përdor si biznes të dhëndrit të tij, turqit kanë “pushtuar” Spitalin Rajonal Shtetëror të Durrësit.

Më 7 janar 2021 në Ankara dhe më 17 janar 2022 në Tiranë, në prezencë të kryeministrit Edi Rama e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, ministrja Ogerta Manastirliu nënshkroi dy marrëveshje me ministrin turk të shëndetësisë, Fahretin Koca.

U tha se marrëveshja ishte për të dërguar çdo vit 100 pacientë Turqi, dhe ndihmë me pajisje për spitalet, por pazari qenka bërë për t’i dhënë turqve menaxhimin e spitaleve publike në Shqipëri.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ky pazar sekret i Bablokut me Erdoganin, ka dalë nga Drejtoria e Spitalit Rajonal të Durrësit, me një tender të shpallur më 30 janar 2023, për akomodimin 1 vit në hotel, të 2 turqve që qeveria shqiptare i ka sjellë për të menaxhuar spitalin.

Sipas njoftimit të tenderit me afat datën 6 shkurt, shpenzimet vetëm për fjetjen e dy menaxherëve turq në hotel, do kushtojnë mbi 37 milionë lekë, të cilat do paguhen nga buxheti vjetor që qeveria i jep Spitalit Rajonal të Durrësit.

Nëpërmjet kontakteve tona, mësuan se në Akt-Marrëveshjen Rama- Erdogan, është rënë dakord që “esnafët” turq të administrojnë të 11 spitalet rajonale në Shqipëri, ndërsa drejtorët e tyre do jenë thjeshtë “dezhurne”.

Pas spitalit të Durrësit, brenda muajit mars 2023, turqit do marrin në dorë administrim-menaxhimin e spitaleve rajonalë në Vlorë, Berat e Gjirokastër, ndërsa brenda vitit do marrin spitalin e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës, Elbasanit, Fierit e Korçës.

Ky pazar i Edi Ramës, që po bëhet në favor të dhëndrit të Erdogan, është maskuar pas projektit qeveritar të miratuar në muajin tetor 2022, për gjoja autonominë financiare dhe efiçencën e spitaleve rajonal në Shqipëri./Pamfleti

Anti-Mafia #gati “pushtimi” i 10 spitaleve të tjerë në qarqe #Turqit marrin Spitalin Rajonal në Durrës