Koreografi Gjergj Prevazi emërohet drejtor i teatrit “Kujtim Spahivogli” - Kulture
Kulture18 Janar 2023, 19:37

Koreografi Gjergj Prevazi emërohet drejtor i teatrit “Kujtim Spahivogli”

Shkruar nga Pamfleti
Koreografi Gjergj Prevazi emërohet drejtor i teatrit “Kujtim

Koreografi Gjergj Prevazi është emëruar drejtor i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Gjergj Prevazi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta ai i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë.

Më pas artisti bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Më 1997 ai bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre.

Ai është koreografi i parë shqiptar që ka eksperimentuar dhe lëvruar stilin Dance Theatre, me të cilin e çoi teatrin dhe lëvizjen skenike shumë hapa para duke pashkë punuar me regjisorë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj, dhe duke u bërë pjesë e projekteve dhe shfaqjeve si “Shtrëngata 1988”, “Stinë e mërzitshme në Olimp Pallati i ëndrrave 2001”, “Oresti 2004”, “Opera për tre grosh 2009, “Medea 2006” projekte shumë të rëndësishme këto në hapësirën shqipfolëse.

Kulture gjergj prevazi teatri