Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Është rrëmbyer nga 6 grupe rivale, janë sindikata e re e krimit në Shqipëri - Aktualitet
Aktualitet18 Nëntor 2022, 19:14

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Është rrëmbyer nga 6 grupe rivale, janë sindikata e re e krimit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Është rrëmbyer nga 6

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Është rrëmbyer nga 6 grupe rivale, janë sindikata e re e krimit në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha në rubrikën “Opinion” ka komentuar zhduken e Ervis Martianjt.  Hoxha tha se ndryshe nga çfarë premtoi Policia dhe vetë kryeministri Edi Rama, ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit.

Por vetë Hoxha është i prirur të besojë se misteri i zhdukjes së tij, nuk ka gjasa të jetë një sajesë për t’u zhdukur në mënyrë që ai të jetojë i fshehtë.

“Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet. Kontaktone çdo dy orë, në datën 9 gusht e deri sot që jemi në datën 18 nëntor. Kryeministri s’ka folur më, policia s’ka folur më, thanë që e kemi një përgjigje por na duhet konfirmuar. 

Dhe nga ky moment e mbrapa, pista kryesore është që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe dyshohet që është rrëmbyer, kjo po hetohet, është tjetër gjë çfarë di unë. Dyshimi kryesor është që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij, janë të paktën 6 grupe kryesore që unë i kam quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri.

Minimalisht deri sot duhet të kishim një përgjigje, Martinaj ka lënë pas bashkëshorten dhe tre vajzat, duhet të ketë një përgjigje për ta. Është e rëndësishme të gjendet, nëse do të gjendet kufoma. Rrethanat e deritanishme kanë anuar që kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, nuk kemi të bëjmë me një sajesë”, u shpreh gazetari.

Aktualitet Artan Hoxha ervis martinaj Shqipëria