Grupi “Shullazi” denoncon te ONM dhe KPK gjyqtaren Saida Dollanin, për shkelje ligjore dhe lidhje me krimin - Aktualitet
Aktualitet12 Qershor 2019, 15:25

Grupi “Shullazi” denoncon te ONM dhe KPK gjyqtaren Saida Dollanin, për shkelje ligjore dhe lidhje me krimin

Shkruar nga Pamfleti
Grupi “Shullazi” denoncon te ONM dhe KPK gjyqtaren Saida Dollanin,

Vetëm 10 ditë më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda u detyrua të shtyjë sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, sepse asnjë prej avokatëve të caktuar kryesisht në seancën e parë nuk u paraqit.

Ky proces po zvarritet sepse sipas palës “Shullazi” gjyqtarja Dollani ka shkelur ligjin, për interesa personale, për të penguar procesin. Ata i kanë kërkuar Dollanit që të tërhiqet nga çështja ku së fundi pretendimet e tyre po i ndërmarrin edhe në rrugë institucionale ku e kanë ankimuar rastin e Dollanit pranë ONM-së dhe KPK-së.

Lexo:Çështja “Shullazi”, Gilmando Dani ia “përplas” në surrat Saida Dollanit: E njohim mirë kushëririn tënd, dorëhiqu se po pengon procesin

Më herët redaksia PAMFLETI e ka ndjekur çështjen me kujdes ku ka denoncuar dhe lidhjet e Saida Dollanit me krimin, duke theksuar se banda mëe madhe nuk është Shullazi, por banda e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar e inkriminuar.

Aktualitet