Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore, Apeli i Tiranës do të ketë 78 gjyqtarë; 32 mijë dosje në pritje - Aktualitet
Aktualitet 1 Shkurt 2023, 08:13

Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore, Apeli i Tiranës do të ketë 78 gjyqtarë; 32 mijë dosje në pritje

Shkruar nga Pamfleti
Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore, Apeli i Tiranës do të

Sot më datën 1 shkurt 2023 hyn në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Në muajin dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin që gjykata e Apelit të ketë 78 gjyqtarë në strukturë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër shkrihen sot dhe të hapura do të mbetet vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.

Në këto zyra do të punojnë 3 nëpunës civilë gjyqësorë dhe qytetarët do kenë mundësi vetëm të depozitojnë vetëm kërkesat.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve,  të cilët bojkotuan për disa javë  edhe seancat. Harta e re  do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

Kryesore #Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore