Jurgen Klopp

Jurgen Klopp: Harrojini shpenzimet e City, trofetë i duam ne! - Sport
Sport24 Korrik 2018, 16:47

Jurgen Klopp: Harrojini shpenzimet e City, trofetë i duam ne!

Shkruar nga Pamfleti
Jurgen Klopp: Harrojini shpenzimet e City, trofetë i duam ne!

Tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp duket mëse gati për sezonin e tij të tretë në krye të “Reds” dhe pranoi se skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht të fitojë trofe këtë sezon. Dy herë, Klopp dhe djemtë e tij ishin shumë pranë trofeve (finalet e humbura në Europa League dhe Champions League)

Por e treta e vërteta për Klopp dhe Liverpool dhe tekniku gjerman është mëse i bindur se ky është vetëm viti i të kuqve:

 “Liverpool duhet të fillojë të fitojë trofe, ky është hapi i radhës dhe duhet të jemi gati për këtë. Jam i bindur se mund të vazhdojmë aty ku e lamë sezonin e kaluar. Jam gati për sezonin e tretë te Liverpool dhe në çdo sezon ka pasur një moment ku tifozët kanë dyshuar tek unë apo te progresi i ekipit. Në këtë moment jam i përgatitur.

 “Blerjet e reja do të na bëjnë më të fortë. Por edhe ekipet e tjera do të bëjnë merkato. City ka marrë Mahrez kështu që ka rritur kualitetin. Gjithsesi ne kemi ambicie.”

Sport City Klopp Liverpool Premier League