Kategoria e Dytë

Kategoria e Dytë/ Elbasani arratiset i vetëm në krye, gara e mbijetesës bëhet e ethshme në Grupin B - Sport
Sport16 Prill 2023, 21:06

Kategoria e Dytë/ Elbasani arratiset i vetëm në krye, gara e mbijetesës bëhet e ethshme në Grupin B

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Dytë/ Elbasani arratiset i vetëm në krye, gara e

U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme  për javën e 19 të Grupit B të Kategorisë së Dytë ku nuk munguan surprizat. AF Elbasani triumfoi me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Albpetrolit, duke thelluar diferencën në +4 nga Pogradeci i vendit të dytë që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Peqin. 

Ndërkohë kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, Memaliaj ka prerë zyrtarisht biletën për në Kategorinë e Tretë. Pas humbjes 1-3 ndaj Maliqit në këtë javë, memaliotët janë tashmë edhe matematikisht një kategori më poshtë. 

Ndërkohë vijon gara e ethshme për sa i përket skuadrës tjetër që do të shoqërojë Memaliajn në Kategorinë e Tretë, si dhe asaj që do të shkojë në “Play Out”. Pritet një rivalitet i ashpër deri në fund mes Albpetrolit, Tepelenës, Delvinës dhe Maliqit, që do tentojnë t’i largohen zonës së ftohtë. 

Rilvalitet interesant edhe për “play off”-in, ku katër skuadrat nga vendi i dytë në të pestë, do të ndeshen mes njëra-tjetrës në fundin e kampionat dhe do të synojnë një biletë për në Kategorinë e Parë, nëpërmjet kësaj faze, edhe pse rruga duket e gjatë. Pasi fituesja e ndeshjeve “play-off” do të përballet me ekipin e pozicionuar në zonën “play out” të Kategorisë së Parë. 

 Kategoria e Dytë/ Elbasani arratiset i vetëm në krye, gara e

elbasani kategoria e dytë memaliaj pogradeci