Të plota/ Kërcënimi i Bylykut të AKBN-së ndaj gazetarit iltalian; dhe denoncimi i gazetarit Coviello, në prokurorinë ital - Aktualitet
Aktualitet14 Qershor 2019, 17:31

Të plota/ Kërcënimi i Bylykut të AKBN-së ndaj gazetarit iltalian; dhe denoncimi i gazetarit Coviello, në prokurorinë ital

Shkruar nga Pamfleti

Të plota/ Kërcënimi i Bylyk-bykut të AKBN-së ndaj gazetarit iltalian; dhe denoncimi i gazetarit Coviello, në prokurorinë italiane

Pas shumë aventurave e krimeve, banda qeveritare-familjare shqiptare e bankave offshore “Intesa San Paolo”, “Abi BANK” dhe PPP-ve e koncesioneve të naftës dhe gazit, që po e përfhsirë në krim ekonomik-financar shtetëror, me mafien ruse-serbe, do të përballet në gjyq publik në drejtësinë italiane, me akuzën për presion zyrtar e privat ndaj medias italiane e shqiptare, me azukën: kërcënim për të ndaluar investigimet dhe publikimet e përbashkëta, që po vazhdojnë të bëhen mes gazetave “VicenzaPiù.com” dhe “Pamfleti.net”

Prej 9 ditësh, në Prokurorinë e Gjykatës së Vicencës-Itali, ka nisur një hetim penal, kundër Adrian Bylykut, drejtor i AKBN-Shqipëri, denoncuar nga drejtori dhe gazetari italian i gazetës “VicenzaPiù.com”, me akuzën “kërcënëim për shkak të detyrës, me presionin, për ndalimin e publikimeve, të krimve ekonomike-financare, që bëhen nga kjo gazetë, për veprimtarinë e grupit mafioz “Qeveri Shqiptare-AKBN-Intesa San Paolo Bank-Abi BANK-Mafia italo-ruse e naftës”.

Kërcënimi i bërë nga Bylyku i AKBN, ka lidhje me investigimin dhe publikimet e faktuara, që gazeta “VicenzaPiù.com”, po kryen së bashku me gazetën shqiptare “Pamfleti.net”, për skemën mafioze, të falimentimit dhe grabitjes së “Veneto Bank” të blerë me çmim 1 (Një) Euro, në bashkëveprim më qeverinë dhe Bankën e Shtetit Shqiptar.

Ja mesazh i plotë, i Drejtorit të AKBN, Adrian Bylyku, dërguar në datën 4 qershor 2019, drejtorit të gazetës “VicenzaPiù.com”, Giovanni Coviello

Nga Adrian Bylyku: – “I dashur Drejtor, shpresoj të keni një emër dhe mbiemër të vërtetë, sepse si një person, apo qenie njerëzore dhe për më tepër, si një profesionist, unë do të kisha dyshime të pakufijta, nga ajo çfarë shoh në gazetën “VicenzaPiu”, megjithatë bashkë, do të shihemi në gjykatë dhe do të kemi mundësinë të sqarojmë mbi të gjitha gjërat që shkruani në gazetën tuaj. Sinqerisht, Adrian Bylyku, Drejtor Ekzekutiv-AKBN, Agjencia e Burimeve Natyrore-Shqipëri”.

Ja denoncimi i plotë Drejtorit të gazetës “VicenzaPiu.com”, Giovanni Coviello, bërë në datën 5 qershor 2019, tek Prokurori i Viçencës-Itali

Akti i Kërkesës për Padi/ Duke patur parasysh se:

Kërkojë të informohet, bazuar nenit 408 C.P.P., mbi çdo kërkese eventuale për arkivimin e procedimit.

Nominoj si Mbrojtës, avokatin Marco Ellero, me studio në Vicenza, adresa: Via Lussemburgo 35.

Një kopje e dokumentacionit të sipërcituar ndodhet bashkëngjitur/Giovanni Coviello, Viçenca, më 5 qershor 2019.

codramol
smile

Kryesore Kërcënimi i Bylyk-bykut të AKBN-së ndaj gazetarit iltalian; dhe denoncimi i gazetarit Coviello në prokurorinë italiane Të plota