“Duam të dëgjojmë bisedat e policëve”, flet motra e Konstandinos Kacifas - Aktualitet
Aktualitet30 Tetor 2018, 16:32

“Duam të dëgjojmë bisedat e policëve”, flet motra e Konstandinos Kacifas

Shkruar nga Pamfleti
“Duam të dëgjojmë bisedat e policëve”, flet

Në komunitetin grek të Shqipërisë ka dhimbje dhe zemërim. Dy ditë pas vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, motra e tij ka kërkuar të zbardhet e vërteta.

Pavarësisht se vëllai i saj hapi zjarr ndaj policisë duke rrezikuar jetën e tyre, motra e 35-vjeçari kërkon të mësojë më shumë për bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi ngjarja.

“Nga kamerat, nga sateliti, nga çdo mjet që mund të mësojmë atë që duam më shumë në këtë moment familja, në këtë situatë që është, të vërtetën. Jemi në një gjendje shumë të keqe. Duam të dalë e vërteta, të mësojmë fiks çfarë ndodhi, duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi gjithçka, nga kamerat”, është shprehur motra e Konstadinos Kacifas.

Aktualitet Konstandinos Kacifas