Caktohet data, kryeministrja Theresa May jep dorëheqjen më 07 qershor - Bota
Bota24 Maj 2019, 11:32

Caktohet data, kryeministrja Theresa May jep dorëheqjen më 07 qershor

Shkruar nga Pamfleti
Caktohet data, kryeministrja Theresa May jep dorëheqjen më 07 qershor

Caktohet data, kryeministrja Theresa May jep dorëheqjen më 07 qershor

Kryeministrja britanike, Theresa May, shpalli të premten se do të largohet nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuara dhe nga udhëheqja e konservatorëve më 7 qershor.

Kryeministrja britanike u përlot në përfundim të paraqitjes së saj me të cilën shpalli se u pajtua me thirrjet e Partisë Konservatore për t’i hapur rrugë një udhëheqësi të ri që do të provojë të tejkalojë bllokadën e krijuar rreth procesit të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

“Tani është e qartë për mua se është në interesin më të mirë të vendit që një kryeministër të ri të udhëheqë këtë përpjekje. Kështu që sot po e shpallë se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore të premten më 7 qershor”, tha zonja May.

Ajo shprehu keqardhjen që parlamenti britanik hodhi poshtë tri herë me radhë marrëveshjen e negociuar prej saj për largimin nga Bashkimi Evropian.

Afati fillestar ishte më 29 mars, por dështimi i votimit të marrëveshjes bëri që kryeministrja May të negociojë një afat të ri me Bashkimin Evropian i cili u pajtua të shtyjë afatin e Brexitit deri më 31 tetor./VOA

Bota kryeministrja britanike Theresa May