Hapu dhê, kur Fatmir Mediu flet për drejtësi, i dënuar 3 vite burg, për fshehje e trafikim trafikantësh - Anti-Mafia
Anti-Mafia 3 Dhjetor 2018, 17:42

Hapu dhê, kur Fatmir Mediu flet për drejtësi, i dënuar 3 vite burg, për fshehje e trafikim trafikantësh

Shkruar nga Pamfleti

Hapu dhê, kur Fatmir Mediu flet për drejtësi, i dënuar 3 vite burg, për fshehje e trafikim trafikantësh

SHBA dhe BE, nëse nuk e dinë, duhet ta mësojnë, se reformën në drejtësi, ua kanë lënë në dorë kapobandave të krimit shqiptar, të cilët nuk janë as në rrugë e as në ilagalitet, por janë brenda dhe në krye të Presidencës, Qeverisë, Parlamentit dhe partive politike


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Deputeti i PD dhe kryetari i PR Fatmir Mediu, shefi i Gërdecit me 26 viktima, 300 të plagosur e 19 milion euro dëme materiale, nuk e duroi dot më tej, situatën e kriminalizuar në poltikën shqiptare dhe doli në konferencë për shtyp, ku denoncoi faktin, që deri sot, nuk është dënuar asnjë potlikan i lidhur me korripsionin, vjedhjen e votës, krimin dhe trafiqet.

Ata që nuk e njohin trafikantin ndërkombëtar Fatmir Mediu (Mehdihoxha), patjetër që do ta dekoronin me çmim ndërkombëtar, si promovues, kërkues dhe mbrojtës të drejtësisë e idhtar të përbëtuar, të luftës kundër krimit e trafiqeve.

Deputeti “qelibar”, i biznesit kriminal të Gërdecit, tha: – “Shqipëria është një Republikë Bananesh, ku nuk është vendosur para drejtësisë, asnjë politikan, mbasi arroganca është mëkati më i madh i kësaj qeverie”.

Mirëpo ata që e njohin “këngëtar” Mediun, sa herë e dëgjojnë, që flet për drejtësi, kujtojnë vendimin e drejtësisë italiane, nga e cila është dënuar me vendim të formës së prerë, me 3 vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Vendimi i dënimit të Fatmir Mediut në Itali, ka datën 20 mars 2002, kur Gjykata e Apelit në Milano, e ka shpallur fajtor, me akuzën “Përkrahje, fshehje dhe trafikim ndërkombëtar, të personave të inkriminuar, të dënuar dhe në këkrim nga drejtësia”.

Akuza citon, se Fatmir Mediu, ka favorizuar Gazmend Mahmutajn, dënuar me 10 vite burg në Itali, për shfrytëzim prostitucioni e trafik droge, duke e kaluar transit, nga Shqipëria në Itali, me emër të rremë “Raqi Gjoni”.

Ky kalim (trafikim transit), është zbuluar në datën 18 nëntor 1998, në aeroportin “Malpensa” të Milanos, ku personi i dënuar dhe në kërkim ndërkombëtar Gazmend Mahmutaj, ishte maskuar e udhëtonte me emrin “Raqi Gjoni”, me mandat si zyrtar i lartë i kuvendit, futur në grupin e deputetëve shqiptarë, që shkonin për konferencë në Parlamentin Evropian./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Hapu dhê i dënuar 3 vite burg kur Fatmir Mediu flet për drejtësi për fshehje e trafikim trafikantësh