· Prishtine - Kosova
Kosova13 Shtator 2022, 09:23

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Kuvendi i Serbisë të martën do të mbajë seancë të veçantë për situatën në Kosovë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të flasë para deputetëve për rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Siç bëhet e ditur, ai do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

E i gatshëm për diskutim është shprehur deputeti i vetëm shqiptar atje, Shaip Kamberi.

Kamberi i ka thënë ‘Pamfleti‘-t se është lajmëruar për diskutim, por nuk ka dhënë detaje lidhur me fjalimin e tij.

“Po, sot do të mbahet seanca në të cilën presidenti serb prezanton rrjedhën e dialogut dhe përspektivat. Unë natyrisht se jam lajmëruar për diskutim, por nuk mund të flas para seancës”, ka thënë Kamberi.

Seanca plenare pritet të fillojë nga ora 10:00.

Të hënën është mbajtur Samiti i 11-të i Brdo-Brionit në Slloveni. Pjesë e diskutimit të presidentëve të Ballkanit Perëndimor ishte edhe dialogu Kosovë- Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

Prishtine Aleksandar Vuçiq Kosova Kuvendi i Serbisë Shaip Kamberi

Kosova