Ndizet sfida, lojtari serb provokon ashpër shqiptarët e Zvicrës me deklaratën e tij - Sport
Sport14 Qershor 2018, 10:18

Ndizet sfida, lojtari serb provokon ashpër shqiptarët e Zvicrës me deklaratën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ndizet sfida, lojtari serb provokon ashpër shqiptarët e Zvicrës

Një ndër ndeshjet më interesante dhe të ashpra pritet të jetë ajo mes Serbisë dhe Zvicrës. Arsyeja? E thjeshtë, shqiptarët e Zvicrës që janë me origjinë nga Kosova nuk do ta kenë shumë të lehtë këtë sfidë. Ata mund ta marrin dhe në kontekst historik, apo ta përjetojnë më shumë. Fakti që janë në emigrim lidhet dhe për shkak të terrorit serb. 

Për të ndezur sfidën ka menduar sulmuesi i kombëtares sllave, Aleksandar Mitrovic. Ky i fundit njihet për nacionalizmat e tij të tepruara, pasi dhe në ndeshjen kundër Shqipërisë në Beograd ishte i pari që rrëzoi flamurin e Shqipërisë etnike të valvitur nga Ballist Morina në dron. Ai kryqëzoi shqiptarët e Zvicrës me deklaratën e fortë.

”Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër më shqetëson mua. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera? Shaqirin e njoh dhe mund të them se jashtë fushe është një djalë shumë i mirë. Ai do të përcjelli këtë frymë edhe në fushën e lojës”, – u shpreh ai për ”Kurir”. 

Sport Kurir Serbia Zvicra