Rusia luftë kibernetike?! Grupi i hakerëve “Killnet” godet sërish - Bota
Bota 1 Maj 2022, 16:03

Rusia luftë kibernetike?! Grupi i hakerëve “Killnet” godet sërish

Shkruar nga Pamfleti
Rusia luftë kibernetike?! Grupi i hakerëve “Killnet” godet

Lituania goditet nga një sulm kibernetik rus

Grupi pro-rus i hakerëve “Killnet” ka goditur sërish dhe pas sulmit të fundit në faqet institucionale në Rumani, radhën e ka Moldavia.

Shërbimet e sigurisë moldave e denoncuan këtë, duke informuar se sulmi kibernetik filloi rreth orës 14:00 me orën lokale, nga një sërë hakerash që operojnë nga jashtë vendit.

“Për momentin, autoritetet përgjegjëse po ofrojnë mjetet e nevojshme për të zmbrapsur sulmet ndaj infrastrukturës qeveritare dhe për të minimizuar ndikimin e tyre”, njoftuan shërbimet moldave, duke siguruar se sulmet kibernetike nuk patën pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e mjeteve apo sistemeve të informacionit.

Lufta në botën virtuale, e përbërë nga rrjete kompjuterësh dhe serverësh, është edhe më e rrezikshme dhe e frikshme sesa lufta në terren. E njohur si Cyber Warfare (luftë kibernetike), kjo lloj ndeshjeje përdorë si armë virusët dhe programet “spiunë” për të goditur asete nga entitete shtetërore ose jo shtetërore, si organizata terroriste apo aktorë privatë.

Bota Lufte kibernetike Rusi