Madeleine Albright

Kush është David Hale, zyrtari i lartë amerikan që viziton Kosovën, studenti i Madeleine Albright - Bota
Bota 9 Mars 2019, 10:18

Kush është David Hale, zyrtari i lartë amerikan që viziton Kosovën, studenti i Madeleine Albright

Shkruar nga Pamfleti
Kush është David Hale, zyrtari i lartë amerikan që viziton

Kush është David Hale, zyrtari i lartë amerikan që viziton Kosovën, studenti i Madeleine Albright

Në Kosovë sot pritet të zbarkojë një nga zyrtarët më të lartë amerikan të shtetit – raporton Periskopi.

Bëhet fjalë për David Hale – nënsekretarin amerikan për çështje politike.

Porosia e tij gjatë vizitës në Kosovë do të jetë e qartë: Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të pezullohet dhe dialogu duhet të vazhdojë.

U raportua se Hale mëngjesin e sotëm do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët shtetërorë të Kosovës – presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Çështje kyçe e këtij takimi të përbashkët do të jetë taksa – më konkretisht, gjeta e një mënyre për pezullimin e saj, në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

Heqja e taksës është vendosur si kusht nga pala serbe për vazhdimin e dialogut.

Hale, i cili sot vjen në Kosovë, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Serbi, me ç’rast është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Nga ai takim, Hale i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ndalin provokimet e ndërsjella dhe të fokusohen në arritjen e një marrëveshjeje finale nga procesi i dialogut.

Ai kishte deklaruar se ekziston mundësia që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë vitit 2019, por që ka insistuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i japin recetë Kosovës e Serbisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“SHBA bëjnë thirrje për heqjen e taksës, ndalimin e provokimeve dhe vazhdimin e dialogut. Nënsekretari Hale gjatë bisedës me presidentin Vuçiç ka theksuar se SHBA-të vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, thuhej në një njoftim të Ambasadës amerikane në Beograd, të lëshuar dje pas takimit Hale – Vuçiç.

Por, kush është David Hale?

Në diplomacinë amerikane, ai renditet shumë lartë.

Ai kishte marrë betimin e nënkryetarit të Shtetit për Çështjet Politike më 30 gusht 2018.

Hale ka qenë ambasador i Amerikës në Pakistan, i emëruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama më 2015.

Aty kishte shërbyer si ambasador deri më 2018.

Ai është pjesë e shërbimit të jashtëm amerikan që nga viti 1984.

Më parë kishte shërbyer në ambasadat amerikane në Manama, Bahrain; Konsullatën në Dhahran në Arabi Saudite, si dhe kishte qenë i ngarkuar si oficer politik në Misionin e SHBA’së në U.N në Nju Jork.

Ai veçohet si ekspert i Lindjes së Mesme.

Në Uashington, ai kishte shërbyer si asistent ekzekutiv i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright nga viti 1997 deri më 1998. Albright kishte qenë një nga profesoreshat e Hale gjatë kohës sa ai ishte duke studiuar në Georgetown.

Ai kishte shërbyer edhe si zëvendësshef i misionit në ambasadën amerikane në Liban, nga vitet 1998 deri më 2001, kur edhe u kthye në Washington për të shërbyer si drejtor i Zyrës së Jashtme për Izrael dhe Palestinë deri në vitin 2003.

Pas kësaj, Hale kishte qenë i ngarkuar me mision diplomatik në Ambasadën Amerikane në Jordani. Aty kishte shërbyer si zëvendësshef nga viti 2003 deri më 2004, më pas si punonjës i ngarkuar nga viti 2004 deri më 2005, ndërsa nga nëntori i vitit 2005 deri më 2008 ai kishte qenë tamam ambasador.

Nga viti 2008 deri më 2009, ai ishte emëruar si zëvendëssekretar i shtetit në Byronë për Çështje të Lindjes së Afërt. Pasi kishte marrë detyrën si president Barack Obama, e emëroi Hale si zëvendës i misionit për paqe në Lindje të Mesme.

Më 2013, ai ishte emëruar ambasador i SHBA’së në Liban, por më pas ishte larguar në Bejrut, pas evakuimit që iu bë një pjesë të stafit të ambasadës, për shkaqe sigurie.

Gjatë qëndrimit të tij në Bejrut, Hale kishte mbikëqyrur shitjen e pajisjeve ushtarake të SHBA’ve qeverisë libaneze, përfshirë raketat Hellfire.

Gjatë këtij turi të vizitave, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Hale qëndroi për vizitë zyrtare edhe Britani të Madhe dhe Ukrainë, përveç Kosovës e Serbisë. /Periskopi

Rajoni David Hale Madeleine Albright nënsekretari amerikan për çështje politike.