Ndryshojnë masat anti-Covid?! Manastirliu: 98% e të infektuarve janë me Omicron! Po rishikojmë karantinën - Aktualitet
Aktualitet 2 Shkurt 2022, 13:43

Ndryshojnë masat anti-Covid?! Manastirliu: 98% e të infektuarve janë me Omicron! Po rishikojmë karantinën

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshojnë masat anti-Covid?! Manastirliu: 98% e të infektuarve

A do ndryshojnë masat anti-Covid? Manastirliu: 98% e të infektuarve janë me Omicron! Po rishikojmë karantinën

Pavarësisht se shumë vende në Europë po heqin masat kundër COVID, për autoritetet shëndetësore në vendin tonë “është ende herët për të shpallur fitoren” me virusin e rrezikshëm.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se masat në vendin tonë janë të intensitetit të ulët dhe mesatar, ndërsa 98% e të infektuarve janë të prekur me Omicron.

“Do të doja ta nisja duke përmendur atë kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar.

Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër’, tha Manastirliu.

Sipas Manastirliut, autoritetet po rishikojnë afatin në më pak se 6 muaj të marrjes së dozës së tretë të vaksinës pas dy dozave të para, si dhe uljen e ditëve të karantinës për të infektuarit si pasojë e mënyrës si shfaqet Omicron te pacientët.

“Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron”, deklaroi ministrja.

Aktualitet COVID-19 omnicorn