Gjykata vendos tjetër masë arresti për Alqi Bllakon, ish-deputeti i zhytur edhe në inceneratorin e Elbasanit - Aktualitet
Aktualitet24 Nëntor 2022, 13:06

Gjykata vendos tjetër masë arresti për Alqi Bllakon, ish-deputeti i zhytur edhe në inceneratorin e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata vendos tjetër masë arresti për Alqi Bllakon, ish-deputeti

Gjykata ka vendosur një tjetër masë arresti me burg për ish-deputetin Alqi Bllako.

Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për të caktuar “arrest me burg” për inceneratorin e Elbasanit. 2 javë më parë SPAK ka kërkuar masë sigurie ndaj Bllakos, por u refuzua nga Shkalla e Parë. Por Apeli e ka pranuar kërkesën duke bërë që të rëndohen akuzat ndaj ish-deputetit. Bllako momentalisht ndodhet në burg për shkak të aferës me inceneratorin e Fierit, por duket se është zhytur dhe te ai i Elbasanit.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’. SPAK sekuestroi kompjuterin personal të Bllkos dhe aty zbuloi shumë e-maile dhe të dhëna që implikojnë rëndë Bllkon në këtë aferë.

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

Aktualitet #Incenratoret alqi ballako