A do të kandidojë sërish Lulzim Basha?! Salianji zbardh detaje nga mbledhja e grupit të PD-së - Politike
Politike21 Mars 2022, 22:54

A do të kandidojë sërish Lulzim Basha?! Salianji zbardh detaje nga mbledhja e grupit të PD-së

Shkruar nga Pamfleti
A do të kandidojë sërish Lulzim Basha?! Salianji zbardh detaje

A do të kandidojë sërish Lulzim Basha?! Salianji zbardh detaje nga mbledhja e grupit të PD-së

Deputeti Ervin Salianji ka dhënë më tepër detaje lidhur me zhvillimet brenda mbledhjes së PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar.

I ndalur te deklarata e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Salianji shprehet se shumica e grupit nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa një pjesë e të pranishmëve kanë patur objeksione.

“Deklarata është hedhur në diskutim në grup, në dijeninë time shumica e grupit nuk ka qenë. Pjesa e anëtarëve që kanë qenë aty kanë patur objeksione të caktuara. Por thelbi nuk është aty, thelbi është që Basha ka dhënë dorëheqjen. Ne që kemi bashkëpunuar nuk na vjen mirë. Dështimi i tij është dështimi i të gjithëve ne që e kemi mbështetur, i doktorit të parit”, tha Salianji për “Opinion”.

I pyetur nëse Basha do të kandidojë sërish në zgjedhjet për partinë, Salianji tha se ai e ka lënë evazive. “Është  bërë pyetje nga zoti Bejko nëse do kandidojë prapë, e ka lënë evazive dhe nuk është përgjigjur zoti Basha në mbledhje”, tha Salinji.

Politike Lulzim Basha PD