Nis mbledhja e përbashkët/ Mona shumë e afërt me Bashën, flet ndër dhëmbë dhe i tregon diçka në telefon - Politike
Politike26 Mars 2018, 13:45

Nis mbledhja e përbashkët/ Mona shumë e afërt me Bashën, flet ndër dhëmbë dhe i tregon diçka në telefon

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të parë LSI dhe PD kanë mbledhur në një tryezë të përbashkët grupet parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, Basha konfirmoi se këto  mbledhje do të jen ë periodike, dhe qëllimi i sotëm i saj ishte kërkesa për hapjen e negociatave.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se pesë kushtet janë larg përmbushjes, por negociatat të çelen pë të ndihmuar shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm.

“Fatmirësisht edhe ne sot jemi mbledhur për të njëjtën temë, çështjen madhore dhe kombëtare dhe shqetësimin numër një të opozitës, kushte që nuk po përmbushen. Më lejoni të rikonfirmoj në emër të PD-së, koalicionit opozitar, gjithë opozitës së bashkuar qëndrimin tonë të qartë dhe pa ekuivoke të cilin ia kemi komunikuar në vazhdimësi institucioneve europiane, për të cilin kemi lobuar e vazhdojmë të lobojmë pranë partive tona simotra. Ne kërkojmë hapjen e negociatave. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë miqve tanë të kërkojnë hapjen e negociatave. Është një akt që do të ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm që ndodhen sot”, tha Basha.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes Monika u shfaq, duke folur ndër dhëmbë me Bashën, teksa i tregonte diçka në telefon dhe merr konfirmimin e këtij të fundit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike flet ndër dhëmbë dhe i tregon diçka në telefon Nis mbledhja e përbashkët/ Mona shumë e afërt me Bashën