Foto/ Shpallet “Miss Universe Albania 2018”, ja kush është bukuroshja shqiptare që rrëmbeu kurorën - Showbiz
Showbiz 7 Qershor 2018, 10:10

Foto/ Shpallet “Miss Universe Albania 2018”, ja kush është bukuroshja shqiptare që rrëmbeu kurorën

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Shpallet “Miss Universe Albania 2018”, ja kush është bukuroshja shqiptare që rrëmbeu kurorën

Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e kompeticionit “Miss Universe Albania 2018”, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

18-vjeçarja nga Elbasani arriti të rrëmbejë vendin e parë mes tre finalisteve, nga të cilat u përzgjodh Ajli Hoxhaj si shoqëruesja e parë e Miss Universe dhe Irene Dama, shoqëruesja e dytë.

23 bukuroshet shqiptare që ishin në garë për çmimin e “Miss Universe Albania”, u kuruaran nga bizhuteritë e Swarovskit. Ato dukeshin rrëzëllitëse në çdo parakalim të tyre në Pallatin e Kongreseve. Mbrëmja e Miss Universe u ndërthur mes konkursit të bukurisë dhe performancës së këngëtarëve Aurela Gaçe, Claydee Lupa, Çiljeta Xhilaga si dhe Ylli Limani.

Trejsi Sejdini pritet të prezantojë Shqipërinë në konkursin e 68-të të “Miss Universe”,që do të transmetohet në FOX News.

Çmimet që u fituan gjatë “Miss Universe Albania 2018”:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

Showbiz