“Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel (Foto) - Bota
Bota26 Shkurt 2019, 12:27

“Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel (Foto)

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Vietnam ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. 

Kim ka përshkuar me trenin e tij të blinduar plot 2,800 milje për të mbërritur në Hanoi të Vietnamit. 

Por, ajo çfarë kishte tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve të shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur, ishin veturat e shumtë të blinduara që po e shoqëronin rrugës për në hotel.  

Gjithashtu në qendër të vëmendjes ishin truprojat e tij që vraponin pas limuzinës së zezë të tipit Mercedes, brenda të cilës ishte lideri i tyre. 

Për shkaqe sigurie ushtria dhe policia kanë bllokuar rrugët për orë të tëra për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshme eskortës së liderit veri-korean, ndërsa gazetarë nga e gjithë bota tashmë kanë arritur në Vietnam dhe po bëhen gati për samitin e shumëpritur mes Kim dhe Trump

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota armë dhe truproja të shumtë” momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel (Foto) tanke