Rama mashtron studentët, asnjë ekselent nuk do punësohet në administratë, në zyrat e shtetit vetëm partiakët dhe familja - Aktualitet
Aktualitet14 Janar 2019, 17:22

Rama mashtron studentët, asnjë ekselent nuk do punësohet në administratë, në zyrat e shtetit vetëm partiakët dhe familja

Shkruar nga Pamfleti

Rama mashtron studentët, asnjë ekselent nuk do punësohet në administratë, në zyrat e shtetit vetëm partiakët dhe familjarët e mafies politike

 Ligjet nuk lejojnë punësimin e asnjë personi pa një diplomë në administratë, kur merr diplomën nuk je më student, vendimi për studentët është vetëm mashtrimi i rrallës

Edi Rama nuk njeh kufij dhe përmasa në propagandë dhe mashtrim. Punësimi i 1 mijë studentëve ekselentë në administratën publike është mashtrimi i rrallës së Edi Ramës për të  shpëtuar nga protesta e studentëve.

Mashtrimi duket që në vendimin e qeverisë, i propaganduar nga Rama si pjesë e paktit të tij të famshëm me universitetin. Edhe ulja e tarifave është pjesë e skemës së mashtrimit, mashtrim të cilin do ta kuptojnë vetë studentët më vonë kur të paguajnë tarifën dhe kur të detyrohen të protestojnë sërish. Ligji bazë për nëpunësin civil, i cili vendos korrnizat për në administratë, nuk lejon punësimin e asnjë personi në zyrat e shtetit pa një diplomë. Të gjitha ligjet e tjera dhe aktet nënligjore janë hartuar duke u bazuar në këtë parim. Kjo do të thotë që asnjë nga studentët aktualë që kanë protestuar nuk mund të punësohet, pavarësisht nëse është apo jo ekselent. Edhe vendimi i qeverisë thotë se studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta. Por një person që i ka përfunduar studimet nuk mund të quhet më student.

Në administratën publike do vijojnë të punësohen dashnoret e politikanëve, familjarët e tyre, skllevërit e votave, pra ata që partia i përdor për fushatë. Administrata publike është një instrument i mafies politike. Për këtë mjafton të shikohen listat me familjarët e politikanëve të punësuar në pozicionet kyçe dhe raportet ndërkombëtare se çfarë thonë për degradimin e administratës nga të gjitha qeveritë./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Kryesore asnjë ekselent nuk do punësohet në administratë në zyrat e shtetit vetëm partiakët dhe familjarët e mafies politike Rama mashtron studentët